‘Dashuria nuk njeh moshë’, ajo 103 e ai 100 vjeç: E duam njëri-tjetrin

66

Shprehja e njohur “dashuria nuk njeh moshë’mund të përdoret fare mirë për të sapomartuarit John dhe Phyllis Cook të cilët janë duke festuar jetën e tyre të re së bashku në banesën në Ohio. John është një veteran i Luftës së dytë Botërore dhe sapo ka mbushur 100 vjeç, ndërsa Phyllis do të bëjë 103 vjeç në 8 gusht.

Jetëgjatësinë mesa duket e kanë në gen, mamaja e Phyllis jetoi deri në moshën 106 vjeçare. Çifti shkoi në gjykatë për të marrë lejen e martesës një javë më parë, ku morën vesh se mund të martoheshin që në atë moment.

“Nuk e kishim në plan, por shkuam atje dhe na thanë ‘ mund të martoheni që tani’. Përgjigja ime ishte ‘ ok, le ta bëjmë,’” u shpreh John për filialin WNWO të CNN.

Nuk ishte një vendim i momentit të fundit. Ata kanë një vit që dalin përpara se të vendosnin të lidheshin në martesë.

“ Të them të vërtetën, ne ramë në dashuri me njëri-tjetrin. E di që mund të duket e panatyrshme për njerëz në moshën tonë, por ne ramë në dashuri me njëri-tjetrin,” tha Phyllis për WNWO. John dhe Phyllis i kanë humbur më herët bashkëshortët e tyre dhe ndihen shumë me fat që kanë gjetur sërish dashurinë.

“Ne përputhemi në shumë gjëra dhe e shijojmë shumë shoqërinë e njëri-tjetrit”, ka thënë John Cook.

Ata i kalojnë ditët duke shijuar vaktet e shijshme, të ulur nën rrezet e diellit, apo duke zbritur kodrat e Kingston Residence me motorrat e tyre. Në të njëjtën kohë, ata u japin edhe hapësirë njëri-tjetrit.

“Ne akoma i mbajmë të dy apartamentet. Ai është sipër dhe unë jam një kat më poshtë,”- ka thënë Phyllis Cook.

Çifti i sapomartuar  shijojnë çdo moment të jetës së tyre nën shoqërinë e njëri-tjetrit.