Vajzat shënojnë më shumë gola në 1 ditë se djemtë në 13 vjet

18

Po të keni ndjekur kupën e botës për meshkuj në vitet 2018, 2014, 2010 ose 2006 por nuk dini se çfarë ka ndodhur në Kampionatin Botëror për femra, është koha të ndryshoni kampionat. Skuadra kombëtare për femra e SHBA-ve sapo ka thyer një rekord duke shënuar 13 gola kundër Tailandës e cila nuk shënoi asnjë të tillë. Rezultati përbën humbjen më të madhe në historinë e Kampionatit Botëror të futbollit për femra.

Por çfarë mund të themi për skuadrën amerikane të meshkujve?

Përveçse nuk janë kualifikuar në kampionatin e fundit, vajzat kanë shënuar më shumë gola në ndeshjen e të martës, se ç’kanë shënuar djemtë në vitet 2006, 2010, 2014, në total 12 të tillë.

Përkatësisht djemtë kanë shënuar 2 gola në vitin 2006, 5 në vitin 2010 dhe 10 në vitin 2014, ndërsa vitin që shkoi numri i golave të shënuar është zero.

Pra duhen 13 vjet që djemtë të arrijnë atë që kanë arritur vajzat në një ditë dhe ato ende nuk paguhen aq sa djemtë.