Burrat kontrollojnë lëvizjet dhe udhëtimet e grave, aplikacioni diskriminues që po revolton botën

69

Një aplikacion i ri ka ngjallur shumë debat. Quhet Absher dhe midis 160 opsioneve, u jep mundësi burrave të Arabisë Saudite që të dinë vendodhjen e grave të tyre. Ky aplikacion i cili gjendet në App store dhe I tune ka marrë një valë të madhe kritikash pasi kërkon që gratë dhe vajzat të marrin leje për të udhëtuar ose për të gjetur një punë. Ky aplikacion lejon gjithashtu burrat që me anë të një mesazhi në telefonin e tyre të njoftohen nëse gratë janë duke kaluar kufirin, duke bërë kështu që ata të kontrollojnë lëvizjet e grave, duke penguar në këtë mënyrë të drejtat e tyre.  Organizata të mëdha në botë të cilat luftojnë për të drejtat njerëzore kanë akuzuar kompanitë gjigande Google dhe Apple për lejimin e këtij aplikacioni i cili përforcon diskriminimin dhe abuzimin. Dana Ahmed, kërkuese e Amnesty International për Arabinë Saudite e quan këtë si një shembull se si qeveria e këtij shteti ka prodhuar mjete për të limituar lirinë e femrave. Një tjetër privilegj është i burrave arabë është se ata mund te vendosin edhe numrin e udhëtimeve që një grua mund të bëjë, apo sa larg i lejohet asaj të shkojë. Ata kanë gjithashtu të drejtë që ta anullojnë fluturimin nëse nuk janë dakord.Ky aplikacion është konsideruar si një shkelës i rëndë i të drejtave të grave, por ende nuk ka ndonjë reagim nga ana e kompanive.