Bluzat me stampime për të qeshur që ironizojnë rolet gjinore

56

Një llogari shumë e famshme në mediat sociale që sjell shpesh herë në vëmendje stereotipat gjinorë sapo ka nxjerrë një seri bluzash që në mënyrë ironike tregojnë role të caktuara të burrave dhe grave.
Burri që i ka të gjitha nisi si një parodi në llogarinë e Twitter dhe që prej atëhere ka marrë aq shumë hov saqë tashmë është kthyer në një dyqan online I cili është duke shitur bluza me stampime të tipit “shkencëtar” dhe “burri shkencëtar”
Përveç ofrimit të bluzave që që theksojnë nëse një person është një burrë inxhinier, programues apo kitarist më i mirë se një grua, ashtu siç rëndom shihet në shoqëri apo në media, dyqani shet gjithashtu edhe bluza që ironizojnë të tjera paragjykime.
Në rrjetin social Facebook ku siti vetëpërshkruhet si një faqe satirike që vë në dukje absurditetin e patriarkatit, bluzat janë pritur me qejf dhe lavdërim.