Blerina Bombaj vë djalin të lajë enët: Punët e shtëpisë nuk janë vetëm për vajzat

8

“Nëse të gjithë i mësojmë fëmijët të bëjnë punë, atëherë do të bëhen më shumë të zotët e vetes. Punët nuk janë turp, për më tepër për djemtë që e quajnë se punët e shtëpisë janë vetëm për goca”

Na kënaqi shumë ky postim i dietologes Blerina Bombaj në Instagramin e saj. Teksa kishte shfaqur në një video djalin e saj Din duke larë enët, Blerina e pyet të birin nëse mund ti thotë shokëve se është shumë bukur të lash enët e të ndihmosh mamin. Me çiltërsinë e fëmijës, Dini përgjigjet se nuk do fliste fare për këtë punë.

/Blerina Bombaj me fëmijët/

Si ky postim i Blerina Bombaj, do na pëlqente të shihnim çdo ditë. Mesazhi se punët e shtëpisë nuk janë vetëm për vajzat, është mirë që ta dëgjojë së pari çdo nënë e cila djalit ia bën çdo gjë gati, e vajzën e mëson se si të bëjë punë shtëpie se nesër i duhet të shkojë te burri e të mos turpërohet. Po ju nëna, a i kërkoni djemve të bëjnë punë shtëpie?

/Blerina Bombaj me fëmijët/

bitchmagazine.al