Biseda me motrën, antidepresanti më i mirë në botë

24

Një studim i kohëve të fundit sugjeron se biseda me motërën është ilaçi më i mirë kundër melankolisë.

Hulumtimi, i kryer nga Dr.Laura Padilla-Walker nga Universiteti Brigham, tregon që motrat luajnë një rol të rëndësishëm në dinamikën e familjes.

Hulumtimi u krye në një kampion të 395 familjeve me të paktën dy fëmijë të moshës 10 deri në 14 vjeç. Studimi ka konfirmuar – jo çuditërisht – që fëmijët me motra dhe vëllezër ndjehen më pak të vetmuar.

Gjatë rritjes ndikimi I vëllezërve dhe motrave është thelbësor. Ata i mësojnë njëri-tjetrit vlerën e mirësisë dhe bujarisë, duke ndjekur shembullin e vëllezërve dhe motrave më të mëdhenj. Kjo duket të jetë e vërtetë si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

Një motër është antidepresive

Sidoqoftë, hulumtimi ka treguar se ata që kanë motra janë më pak të prirur për depresion: domethënë motrat kanë një efekt antidepresiv. Arsyeja qëndron në faktin se vajzat në përgjithësi janë më sociale se djemtë dhe së dyti në faktin që të kesh një motër që flet shumë përmirëson dukshëm dinamikën e familjes.