Arbnora Fejza Idrizi i dhuron rekordin e tretë Guinness Kosovës

39

Arbnora Fejza Idrizi i dhuroi Kosovës për 13 vjetorin e pavaresise një flamur gjigand dhe një rekord Guinness. Asaj i janë dashur më shumë se 1 vit e 4 muaj përgatitje për të kombinuar mbi 120 mijë fletëpalosje origami si dhe 13 orë pune të ngjeshura me ekipin e saj për të krijuar mozaikun më të madh origami i cili formonte flamurin e kosovës.

Arbnora, mësuese në profesion e ka vendosur mozaikun në palestrën sportive të qytetit dhe ky është rekordi i saj i tretë Guinness.