E abuzuar seksualisht kur ishte 5 vjeçe, sot është kampione boksi

45
attends The Women's Sports Foundation's 39th Annual Salute To Women In Sports And The Girls They Inspire Awards Gala - Inside on October 17, 2018 in New York City.

Ajo është vetëm 24 vjeç, por Claressa Shields nuk stepet ta përshkruajë veten si “femra më madhështore e të gjitha kohërave”. Ndoshta e guximshme, por janë të shumtë ata që mbështesin këtë “mburrje” të Shields, e cila njihet edhe me pseudonimin T-Rex.
Në prill ajo u bë kampione e botës në boks në peshat e mesme pasi mundi gjermanen Christina Hammer në Atlantic City. Sholds është e dyta pas Cecilia Braekhaus e cila ka fituar brezat IBF, WBA, WBC dhe WBO në një kategori peshe, dhe e gjashta në të gjitha kategoritë. Megjithatë askush nuk ka arritur ti fitoje brezat aq shpejt sa Shields, e cila arriti kulmin në vetëm 9 ndeshje.
Nuk ka asnjë grua në botë që mund të më mundë nëse unë vendos një palë dorashka dhe luftoj, kam arritur kaq shumë”, ka thënë Shields e cila fitoi gjithashtu medalje ari në lojërat olimpike të 2012 dhe 2016.
Për të arritur në këtë stad që është sot, Shields ka kaluar shumë vështirësi. Kur ishte vetëm 5 vjeç ajo është abuzuar seksualisht. Babai i saj, i cili ishte një boksier amator e ndihmoi ta tejkalojë këtë pjesë duke e frymëzuar gjithashtu që të merrej me sport.
Për shumë njerëz në Flint, vendlindja e saj , ajo shihet si simbol i shpresës.
Dua tu them të gjitjha atyre që kanë kaluar të tilla situata ose të ngjashme si kjo që nuk duhet ti lini abuzuesit apo njerëzit që ju lëndojnë të fitoni. Ju duhet të vazhdoni të jeni të mrekullueshëm dhe të vazhdoni jetën tuaj.
I them të gjithë fëmijëve dhe vajzave që janë duke u rritur se ju mund të kontrolloni jetën tuaj, fatin tuaj, pavarësisht ku keni lindur, pavarësisht prindërve tuaj.”