A besoni tek mundësitë e dyta në lidhje dashurie? Shqiptarët përgjigjen në Instagram

82

Para ca ditësh hodha në Instagramin tim personal pyetjen si më sipër. Me pjesëmarrje të konsiderueshme, u publikua  më pas edhe përqindja, ku përqindja më e lartë me një diferencë 8% ishte Jo, pjesa tjetër Po.

Tema pati një përshtypje ndërvepruese, reagimet tregojnë që secili nga ne ka një eksperiencë të jetuar dhe kjo na jep mundësi t’i shohim ndodhitë si diҫka që lënë gjurmë në jetët tona. Kur flitet për marrëdhënien ndaj dashurisë, kalojmë pështjellime si pozitive dhe negative. Por kur kalon në pyetje kaq të lirshme, në ndjesi kaq personale, është për t’u përkrahur cilado përgjigje të dhënë. Në një inspektim të thellë të pyetjes, qëndron këndvështrimi sesi ne krijojmë dhe ku bazohemi në një lidhje. Përshtypja e parë është fillimi i tërheqjes sonë ndaj ndjesisë që përjetojmë, dhe pikërisht nga këtu nxisim prioritet, por ka dhe lidhje që nuk bazohen në themele të forta, por mbeten në tërheqjen fizike. Po e vërtetë ka lidhje që ashtu si nisin janë të destinuara të përfundojnë, për nga nevoja së kërkesës  dhe sjelljes që vepron. Kur një lidhje dështon, menjëherë ngrihen pikëpyetje dëshpëruese, ndërsa unë mendoj se kjo përҫarje ka kohë që ka trokitur thjesht nuk e ke përcjellë në kohë.

Mundësia e dytë në një lidhje, të krijon një ndjesi të një shembulli të keq mëkatues, por mbi të gjitha unë shoh atë që ju nuk mund ta keni kaluar në një lidhje, por një pjesë tjetër po, ndëshkim, përҫmim, dhunim, shfrytëzim.

Ju dhashë fjalën që do votoja edhe unë sesi e shoh mundësinë e dytë në një lidhje. Unë jam për Jo, kur një lidhje ka përjetuar më shumë ditë ndëshkimi, shfrytëzimi, kjo lidhje nuk është kuruese por shkatërruese, dhe të falësh apo të japësh mundësi tjëtër, do të thotë që ti bie dakort me atë ҫfarë të shkaktohet.

Ndërsa një pjesë tjetër që nuk mund t’a kenë hasur mundësinë e dytë, mendoj se i kanë lënë gjërat në dorën e tjetrit.

Mundësia është nevojë, të lë të kesh ndërgjegje të qetë, të bën paqësor me konfliktin që përjeton, të jep një dorë për të ndryshuar, por kur të dëmton mirëqënien psikologjike, asgjë nga këto nuk merret më në konsideratë.

Psikologe Manjola Baҫi