92 vjeçarja piloton sërish avionin e saj të luftës pas 70 vitesh

20

Joy Lofthuse është një 92-vjeçare veterane e Transportit ajror ndihmës e cila sfidoi qiellin edhe një herë pas 70 vitesh nga hera e saj e fundit. Asaj iu dha shansi të ishte edhe një herë në bordin e avionit Spitfire për të kryer një udhëtim në moshën 92 vjeçare. Ajo ishte një ndër të paktat gra pilote e cila ka qenë pjesë e ushtrisë Britanike gjatë luftës së dytë botërore si pjesë e divizionit në të cilin bënin pjesë vetëm gra, të quajtur “Attagirls”.

Ajo kishte si detyrë të zhvendoste avionët nga frontet e luftës për në fabrikat e riparimit. Lofthouse pilotoi 18 avionë të ndryshëm gjatë shërbimit të saj, megjithatë Spitfire zinte një vend të veçantë në zemrën e saj.

Gjatë kujtimit të 70 vjetorit të përfundimit të luftës së dytë botërore, asaj iu kërkua të hipte edhe një herë në bordin e avionit Spitfire.

Në video duket qartë ngazëllimi dhe emocioni I saj, por edhe pak nervoze në të njëjtën kohë, teksa shprehet se nuk ndihet aq me vetëbesim aq sa kur ishte e re në moshë.

Megjithatë 92 vjeçarja ka thënë se nuk mund ta linte këtë rast ti shpëtonte dhe kjo është diçka fantastike për moshën e saj.