Njihuni me disa gra frymëzuese që i japin kuptim shprehjes ‘Girl power’

26

Të gjithë shohin dikë si hero në jetën e tyre, dhe shpesh këta heronj janë figura të njohura publike. Ndonjëherë mund të jetë e vështirë që vajzat e vogla të gjejnë dikë dhe ta shohin si modeli që duan të bëhen. Gratë dhe vajzat e listuara më poshtë i japin një tjetër kuptim shprehjes “girl power”

Wendy Davis.
Politikania nga Texas e cila i habiti të gjithë kur në vitin 2013 u shfaq në senat me atlete pink për të parandaluar kufizimet e përgjithshme të aborteve.

Misty Copeland.
Është vajza e parë me ngjyrë që mori vendin si prima balerina e Teatrit të Operas dhe Baletit në Amerikë, e cila është rritur me 5 motra e vëllezër dhe një mama të vetme.


Ema Watson.
E njohim të gjithë për rolin e saj si Hermioni në seritë e filmave për fëmijë Harry Pooter. Tashmë vogëlushja është një feministe krenare e cila ka deklaruar hapur mbështetjen e sa për barazi gjinore dhe ndihmoi në fillimin e nismës HeforShe si një ambasadore e Vullnetit të mirë në Kombet e Bashkuara.


Maya Angelou është një yll i lindur në tokë. Shumë e talentuara në kërcim e këngë është jo vetëm një poete e shkëlqyer por edhe një aktiviste e të drejtave të njeriut. Kur ishte 6 vjeç i dashuri i mamasë abuzoi me të dhe trauma që përjetoi e bëri të rrinte 6 vjet pa folur. Në jetën e saj ajo ka qenë edhe regjisore producente dhe një aktiviste e madhe e të drejtave të njeriut çka e bën atë një shembull për tu ndjekur nga të gjithë.


J.K Rowling. Ajo arriti që nga një nënë e vetme e rrethuar nga varëfëria të bëhej autorja më e pasur në botë me serinë e saj të librave për fëmijë Harry Potter.


Malala Yiusafzai vajza nga Palestina është cilësuar si një njeri i mrekullueshëm e cila ka bërë shumë për të luftuar gjendjen në të cilën ndodheshin bashkëkombasit e saj. Ishte vetëm 11 vjeç kur nisi të shkruante ditarin e saj në formë blogu ku tregonte jetën e saj nën sundimin taleban. Kur identiteti i saj u bë i ditur jeta e saj është vënë jo pak herë në pikëpyetje. Ishte vetëm 17 vjeç kur fitoi çmimin Nobel për Paqen duke u bërë kështu më e reja që fiton këtë çmim kaq të rëndësishëm ndërkombëtarisht.

Ellen Degeneres dhe Portia de Rossi
Të dyja bëjnë pjesë në Komunitetin LGBT+ dhe janë mbështetëse të mëdha të të drejtave të kafshëve. Të dyja e kanë pasur shumë të vështirë për të arritur atje ku janë sot. Ellen Degeneres ka një ndër emisionet më të shikuara në të gjithë botën ndërsa De Rossi njihet si modele, aktore dhe aktiviste. Ellen dhe Portia janë të martuara që prej tetorit të vitit 2008.


Billie Jean King ishte mbretëresha e tenisit. Në vitin 1973, Riggs një 55 vjeçar i cili kishte qenë kampion kishte nënvlerësuar aq shumë femrat që luanin tenis saqë deklaroi se edhe në moshën e tij mund të munddte kampionet aktuale femra në tenis. Pasi kishte refuzuar disa herë, Billie Jean King më në fund pranoi të ndeshej duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në barazinë midis grave dhe burrave. Ajo ndeshje u quajt “Beteja e gjinisë” dhe ishte njq prej eventeve sportive më të ndjekura në televizione në të cilin Billie Jean King doli fituese. As ndeshjes ajo është shprehur se nëse do të humbiste do të ishte njësoj si të kthente kohën 50 vite pas dhe ti lëndonte shumë vajzat, gjë që do tu ulte atyre vetë vlerësimin.


Eleanor Roosevelt ose “Zonja e parë e Botës’ është shumë e njohur jo prej burrit të saj, por për rolin e saj në luftën ndaj të drejtave të njeriut duke përfshirë punën me afro amerikanët, japanezo amerikanët dhe gratë.