5 vite burg për dhunuesit e grave, 10 të tillë për ata që e përsërisin

103

Deputetet e partisë socialiste Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj për ndryshimin e Kodit Penal ku kërkohet ashpërsimi e ndëshkimi për vepërën pnale të dhunës në familje.

Nisma ligjore parashikon dënimin nga një deri në pesë vite burg të kujtdo që dhunon bashkëshorten apo bashkëshortin nga dy vjet që është aktualisht.

 

Ndryshimi i propozuar parashikon që rrahja dhe çdo vepër tjetër dhune fizike, seksuale, psiko emocionale, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt ose në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet ndërkohë që aktualisht kjo vepër penale dënohet deri në dy vjet burgim. Fakti që në legjislacionnin e tanishëm nuk ka një kufi minimal të dënimit, ka krijuar hapësira që dhunuesit t’i shpëtonin ndëshkimit, pasi përcaktohet vetëm dënimi maksimal deri në dy vjet.

 

Gjithashtu, projektligji parashikon që kur vepra penale e dhunës fizike apo psikologjike në familje, është kryer në mënyrë të përsëritur, personi i akuzuar dënohet nga dy deri në 10 vjet burg, ndërkoqë që Kodi Penal në fuqi parashikon që kur vepra penale e dhunës fizike apo psikologjike në familje, është kryer në mënyrë të përsëritur, dënohet nga një deri në pesë vjet.

 

Rastet e shpeshta dhe të përsëritura të grave që dhunohen kanë çuar në lindjen e këtij propozimi. Megjithë ashpërsimet që janë bërë deri më sot, duket se nuk është gjetur ende një zgjidhje e cila të minimizojë dhunën ndaj vajzave e grave, këtë gangrenë të shoqërisë shqiptare.

Burimi: shqiptarja.com