28 vjeç dhe e rrudhur por një yll në Instagram

133

Një vajzë e cila vuan nga rrudhja e lëkurës është bërë një “kampione” në rrjetin social instagram për shkak të pozitivitetit që ajo shpërndan me anë të trupit të saj. Modelja 28 vjeçare Sara Geurts,ka një formë ekstreme të çrregullimit të indit lidhës Ehlers Danlos Syndrome (EDS) e quajtur Dermatosparaxis EDS, çka do të thotë se trupi i saj nuk prodhon mjaftueshëm kolagjen duke shkaktuar që lëkura e saj të varet në mënyrë të konsiderueshme.
Unë thjesht doja ta mbuloja trupin tim. Nuk doja të më pyeste askush për këtë gjë. Vishja xhinse dhe pulovra edhe kur temperatura ishte mbi 30ºC”, ka thënë Sara për revistën Metro kur vetëbesimi i saj ishte shumë i ulët gjatë kohës së adoleshencës.
“Unë refuzoja të shkoja në pishina apo të vishja rroba banje sepse e dija që njerëzit do të të më shihnin dhe do të çuditeshin nga pamja ime.”
Sara nga Minessota, thotë se ishte 6 ose 7 vjeç kur ajo kuptoi që vuante nga sëmundja e lëkurës. Por vetëm së fundmi ajo ka nisur ta dojë dhe ta pëlqejë trupin e saj. Ajo vendosi që të rriste ndërgjegjëimin mbi EDs për të ndihmuar ata që vuajnë nga I njëjti çrregullim si vetë ajo.Ajo nisi të shpërndante imazhe të trupit të saj në Instgram dhe arriti rreth 78,7 mijë ndjekës.

Sara e njohur tashmë për vetëbësimin dhe motivimin , pavarësisht trupit të saj thotë se është e dashura e saj Bri ajo që e ka ndihmuar në procesin e saj nga të ndjerit keq me veten në gjendjen që është sot. Në 12 muajt e fundit Sara ka patur një shëndet të brishtë dhe ka qenë pikërisht Bri ajo që është marrë më së shumti me rrjetet sociale. Sara e cila vuan edhe nga sindroma e lodhjes kronike, së fundmi ka zbuluar se qafa e saj nuk do të mundë të mbajë peshën e kokës, ndaj edhe shumë para janë duke u mbledhur në faqen Go Fund Me për të përballuar trajtimet e kushtueshme.