Adoleshentet mund të abortojnë pa lejen e prindërve,- Spanja me ligj të ri

10

Gratë kanë të drejtën të vendosin për trupin e tyre”. Me këtë argument ministrja e barazisë në Spanjë, Irene Montero ka shpjeguar se është më shumë se e nevojshme një ndryshim i ligjit të abortit.

Qeveria spanjolle ka thënë se dëshiron të ndryshojë ligjin e abortit, në mënyrë që t’u japë mundësinë vajzave 16 dhe 17-vjeçare që të kërkojnë abort pa leje prindërore.

Më 2015, Partia Popullore, që ka qenë në pushtet, ka ndryshuar ligjet për abortin dhe ka kërkuar leje nga prindërit për vajzat e moshave 16 deri në 18 vjeç.

Aborti është proces i ligjshëm në Spanjë në 14 javët e para të shtatzënisë së një gruaje.

Ministrja Montero ka thënë se do të prezantohen edhe masa tjera, duke përfshirë fokus më të madh në edukim seksual, të cilin e ka përshkruar si “vaksinë” në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

|Ministrja e drejtësisë në Spanjë, Irene Montero

Në ndryshimet ligjore do të përfshihej edhe e drejta për “format më të reja” të kontraceptivëve, i ka thënë ministrja një komisioni parlamentar.

Aborti është legalizuar fillimisht në Spanjë më 1985 në rastet e dhunimit apo dëmit fizik të nënës apo fëmijës.

Më vonë ligji është ndryshuar duke përfshirë edhe situata tjera. Megjithatë për ti dhënë këtë trajtë të re ligjit, nevojitet një shumicë prej 176 votash në Parlament.