16 mënyra për të parandaluar fenomenin e përdhunimit

54

Fenomeni i përdhunimit është depërtues. Ky fenomen i ka rrënjët tek mënyra si ne mendojmë, flasim dhe ecim përpara nëpër botë. Përdhunimet gjithashtu i kanë rrënjët tek besimet patriarkale, dhuna dhe kontrolli. Ndodhin gjithmonë në një mjedis shoqëror ku dhuna seksuale e bazuar tek diskriminimet  gjinore konsiderohet diçka normale dhe e justifikueshme.

Më poshtë do të gjeni 16 mënyra sesi të parandaloni përdhunimet:

  1. Krijoni një mjedis të pëlqyeshëm dhe entuziast.

Para se të dëgjoni një ‘jo’, sigurohuni që të dëgjoni një ‘po’ nga të gjithë njerëzit. Krijoni një ambient të pëlqyeshëm në jetën tuaj dhe flisni rreth tij.

  1. Shprehuni hapur për shkaqet kryesore.

Nuk duhet të pajtoheni me ide të maskilizmit të cilat e shohin dhunën si forcë dhe mbizotërimin si burrëri. Kur diskutohen raste të dhunës seksuale rrobat e viktimës, seksualiteti dhe serioziteti i viktimës nuk duhen të përmenden sepse nuk kanë vlerë.

  1. Maskilizmi duhet përcaktuar përsëri.

Duhet përcaktuar maskilizmi dhe parimet feministe nëpërmjet mjeteve të duhura si vetë-reflektimi, diskutimet me komunitetin dhe shprehjet artistike.

  1. Mjaft fajësuat viktimat.

Dëgjojmë shpeshherë justifikime të ndryshme si ‘ajo ishte veshur si prostitutë’, ‘ajo e kërkoi vetë’madje edhe tekste këngësh të tipit ‘unë e di që ty të pëlqen’. Mjaft me justifikime absurde dhe mjaft i objektivizuat viktimat. Mënyra si një grua vishet, çfarë pi etj nuk e justifikojnë përdhunimin.

  1. Duhet të tregoni zero tolerancë.

Mos toleroni kurrë dhunën seksuale. Duhen ndërtuar ligje që tregojnë zero tolerancë ndaj përdhunimeve kudo ku ato ndodhin në zyrë, në shtëpi etj.

  1. Zgjeroni njohuritë për këtë fenomen.

Përdhunimi nuk është thjesht një akt i dhunshëm por edhe një akt i dëmshëm që dëmton të drejtat e grave si psh: e drejta për tu bërë nënë dhe gjymtim të organit gjenital femëror.

  1. Duhet të keni një qasje kryqëzuese ndaj përdhunimeve.

Ekzistojnë shoqëri si në Kazakistan ku ende vlerësohen burrat të cilët janë brutalë dhe të egër. Kjo çon më pas tek përdhunimet. Diskriminimi dhe dhuna seksuale shtohen edhe më tepër kur kemi të bëjmë me një krizë shoqërore ndaj duhet gjithmonë të shprehemi për nevojat që kemi dhe çfarë duhet bërë në raste të tilla.

  1. Duhet të mësojmë rreth historikut të përdhunimeve ndër vite.

Përdhunimi është përdorur qysh herët si një mjet lufte për të degraduar gratë dhe vajzat, për spastrim etnik dhe genocide. Kujtoni luftën e Kosovës.

  1. Investoni për gratë.

Dhuroni shuma monetare për organizatat që mbrojnë dhe fuqizojnë gratë. Zëri i tyre ka nevojë të dëgjohet kudo e madje edhe promovimi i gjinive dhe seksualiteteve të ndryshme.

  1. Dëgjoni viktimat që kanë mbijetuar.

Në shumë lëvizje online si #MeToo, #NiUnaMenos etj viktimat e mbijetuara po flasin më shumë se kurrë. Lexoni dhe dëgjoni eksperiencat e tyre por edhe aktivistët rreth e përqark globit.

  1. Mos qeshni kurrë me rastet e përdhunimeve.

Dhuna seksuale nuk është për të bërë humor. Humori me të tilla raste ndikon tek viktimat dhe bën që të mos flasin për historitë e tyre.

  1. Mos u tregoni indiferentë.

Mungesa e ligjeve, diskriminimet përforcojnë fenomenin e përdhunimit. Duhet të promovoni barazinë gjinore. Duhet të përkrahni dhe të kërkoni ligje që mbrojnë të drejtat e grave.

  1. Jepini fund pandëshkueshmërisë.

Luftoni për drejtësi. Ndëshkimi i këtyre krimeve përcjell mesazhin e fortë se toleranca në të tilla raste është zero.

  1. Mos u bëj spektator.

Dhuna ndaj grave është shokuese. Ndihmoni viktimat me çdo mënyrë dhe i pyesni se për çfarë lloj ndihme kanë nevojë. Agresori duhet të marrë sinjale se aktet e tij janë të papranueshme.

  1. Edukoni brezat e ardhshëm.

Luftoni stereotipet gjinore dhe idealet e dhunës me të cilat njihen fëmijët në media, në shtëpi apo në shkollë. Dëgjoni mendimet e fëmijëve dhe shpjegojuni sa të rëndësishme janë vendimet që marrin ata në jetë.

  1. Ndërmerrni diskutime me të gjithë.

Bisedoni me familjen dhe miqtë tuaj për aksionet që nevojiten për të parandaluar përdhunimet dhe bashkojuni organizatave që mbrojnë të drejtat e grave.

Përktheu për Bitch Magazine.al Emi Bibolli