10 shtetet më të rrezikshme për një grua, në listë edhe ShBA

47

Fondacioni Thomson Reuters vitin e kaluar bëri një vëzhgim me 548 ekspertë ku i pyeti ata të renditnin vendet më të rrezikshme për një grua, bazuar në këta faktorë: qasja në kujdesin shëndetësor, diskriminimi, dhuna seksuale, kultura dhe feja, dhuna fizike dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Sipas studimit kush faktor kishte më pak pikë, ishte edhe më i rrezikshëm.
Sipas këtyre ekspertëve, renditja e 10 vendeve më të rrezikshme për të jetuar një grua është si më sposhtë:
10- Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë cilësuar me pikë të ulëta në dhunën seksuale dhe atw fizike.
ShBA-të janë i vetmi vend perëndimor që sfaqen në këtë listë, të lidhura më Sirinë si një nga vendet ku gratë dhe vajzat janë më të predispozuara për të qenë viktima të dhunës seksuale dhe abuzimeve.
9- Nigeria- Pikë të ulëta në trafikimin e qeniene humane, kulturën dhe praktikimin e feve.
Nigeria është duke u përballur me krizën më të madhe njerëzore në botë, me luftën 9 vjeçare kundër grupit të terrorizmit Boko Haram që kanë marrë 30 000 jetë. Grupi i terrorit është akuzuar për pengmarrje dhe përdhunim të vajzave të shkollës dhe grave. Studimet gjithashtu tregojnë se mijëra gra janë trafikuar në Europë ku abuzohen seksualisht dhe emocionalisht.
8- Jemeni- Pikë të ulëta në qasjen ndaj kujdesits hëndetësor, dhunës jo seksuale dhe diskriminimit ekonomik.
Të ngecura në mes të luftës midis Arabisë Saudite dhe Iranit, gratë e Jemenit e kanë të vështirë të marrin përkujdesjen bazike shëndetësore dhe burimet ekonomike. Popullsia e gjinisë femërore e vendit madje është në rrezik nga kulturat lënduese dhe praktikat tradicionale.

7- Republika Demokratike e Kongos – pikë të ulëta në dhunën seksuale dhe qasjen ndaj përkujdesit shëndetësor. Gratë në këtë vend janë më të predispozuarat në botë për të rënë pre e abuzimit seksual, sipas ekspertëve të përfshirë në këtë vëzhgim. Vendi i Afrikës qendrore ka qenë pre e nje dhune të tejzgjatur e të përgjakshme, me njerëzit e tij të cilët janë të detyruar të mbijetojnë në kushte shumë c’njerëzore.
6- Pakistani- Pikë të ulëta në praktikat fetare dhe kulturore, ekonomi dhe dhunën fizike.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 1/3 e grave të martuara janë dhunuar fizikisht nga gratë e tyre. Vendi është kritikuar gjithashtu edhe për praktikën tradicionale të “vrasjes së nderit” ku qindra gra vriten çdo vit nga familjarët e tyre.
5- Arabia Saudite- Pikë të ulëta në ekonomi dhe praktikat fetare e kulturore. Mbretëria e lindjes së mesme është përpekur të adresojë shqetësime lidhur me menyrën e trajtimit të grave dhe vajzav; qeveria ka ngritur prej dekadash një ndalim që gratë të pajisen me një patentë dhe është përpjekur të inkurajojë gratë ti përfshihen në sektorin profesional.
4- Somalia- Pikë të ulëta në qasjen shëndetësore, kulturat shtypëse dhe praktikat fetare.
E zhytur në konflikt tashmë prej dy dekadash, SOamlia është një vend i rrezikshëm për shumë njerëz, por sidomos për gratë e vajzat. Qeveria ka luftuar varfërinë që ka prekur zonat ruarale, duke u përballuar me sfdën e dhunës islamike të grupit themelues al-Shabaab. Gratë në këtë vend janë të rrezikuara nga kulturat shtypëse, traditat dhe mungesa e burimeve ekonomike.
3- Siria- Pikë të ulëta në qasjen shëndetësore, dhunën seksuale dhe atë fizike.
E shkatërruar pas një lufte civile 7 vjetore, gratë siriane përballen me abuzimin në familje dhe dhunën e lidhur me konfliktin. Refugjatët e brendshëm të vendit, numri i të cilëve arrin në mbi 6 milion, kanë pamjaftueshmëri në marrjen e kujdesit shëndetësor dhe burimeve ekonomike.
2- Afganistani. Pikë të ulëta në dhunën fizike, qasjen ndaj kujdesit shëndetësor dhe diskriminin ekonomik.
Vendi i shkatërruar nga lufta ia doli të tejkalojë regjimin shtypës talebanez afro 17 vjet më parë, por gratë afgane vazhdojnë të përballen me situatat kërcënuese të jetës çdo ditë. Sipas Kombeve të Bashkuara, konfliktet të lidhura edhe me dhunën dhe abuzimet brenda familjes kanë ngelur të pangëshëlluara nga shteti Afgan.
1- India- Pikë të ulëta në dhunën dhe ngacmimet seksuale, kulturën shtypëse, praktikat fetare dhe trafikimine qenieve njerëzore.
Vendi i dytë më i populluar në botë është në krye të vendeve më të rrezikshmë ku gratë mund të jetojnë. Më shumë se 5 vjet pas përdhunimit dhe vdekjes së një studenteje në kryeqytet, kritikët thonë se qeveria ka bërë shumë pak lidhur me mbrojtjen e grave. Përdhunimi i 5 grave aktiviste në shtetin verior të Jharkhand-it është i fundit i serive të sulmeve të dhunshme që kanë nxitur protesta në mbarë botën.