Vajzat e mia, mos iu nënshtroni normalitetit!

152

Vajzat e mia, mos iu nënshtroni normalitetit! Të qënit normale nuk është domosdoshmërisht opsioni më i mirë. Guxoni që të kacavirreni nëpër pemë. Mos u vishni si zonjusha. Zgjidheni vetë si doni të jeni.

Mos u bindni, kijeni mendjen e hapur. Diversiteti është një burim pa kufinj. Mos iu nënshtroni atyre që ju thonë se “të tolerosh, do të thotë të durosh”. Gënjeshtër. Mos u nënshtroni. Dashuroni kë të doni ju. Mos iu bidni kujtdo që ju thotë se ekziston vetëm një tip femëror. Ajo që bëhet e bukur për ti pëlqyer burrit. Është trupi juaj, historia juaj dhe plagët tuaja.

Mos iu nënshtroni atyre që ju thonë të heshtni. Sepse asnjë fjalë nuk ka më shumë vlerë se tjetra. Mos iu bindni nëse nuk jeni dakord. Thoni mendimi tuaj. Ngrijeni dorën. Merrni pozicion. Mos u nënshtroni kur atyre që ju thonë se burrat nuk e jetojnë atësinë njëlloj si gratë. Janë histori për të justifikuar mungesën e tyre.

Apo kur ju kërkojnë të bëni një hap pas sepse jeni gra. Kur ju thonë se kuotat gjinore janë një hap i madh. Kur vendosin ata që feminiliteti nuk parashikon të qënit konkuruese. Ose kur ju lënë të nënkuptoni se nuk duhet të jeni shumë agresive.

Mos iu nënshtroni atyre që ju thonë se duhet të jeni të dashura. Apo të dobëta. Kujdesuni për veten. Për trupin dhe shpirtin tuaj. Dhe nëse nuk keni dëshirë, mos e bëni. Mos iu nënshtroni atyre që ju marrin hapësirën dhe fjalën dhe e bëjnë këtë me prepotencë. Mos iu nënshtroni atyre që ju kërkojnë të jeni të mira sepse jeni vajza.

Jini të mira sepse jeni qënie njerëzore. Mos iu nënshtroni dhe mos mendoni së pari për familjen. Mendoni se pari për veten tuaj. Pjesa tjetër do të vijë vetë. Mos u bindni kur ju thonë se jeni seksi i dobët. Nuk duhet ti tregoni asgjë askujt Mos iu nënshtroni kujt ju thotë se kuptimi I jetës është të qënit nënë. Kuptimin e jetës vendoseni vetë ju.

Mos iu nënshtroni atyre që ju thonë se është faji juaj se keni provokuar. Atyre që ju thonë se shkatërroni familjen dhe jeni egoiste nëse mendoni së pari për veten.  Mos iu nënshtroni atyre që ju quajnë kurvë sepse ju pëlqen të visheni në një mënyrë të caktuar. Nëse jeni të ekzagjeruara. Ose nëse kërkoni kënaqësinë tuaj.

Atyre që mendojnë se jeni të ftohta apo beqaresha, apo thjesht se jeni vetëm. Mos iu nënshtroni atyre që ju thonë: Nuk je askushi. Mos iu nënshtroni një jete të shkruar më parë nga kush ka pushtet.

Jini të lira. Merrni në dorë historinë tuaj dhe impenjohuni që të ndryshoni atë (historinë) e të gjithave. Mos harroni kurrë, vajzat e mia se vleni njësoj sa burrat. Që nuk duhet të jeni heroina. Vetëm të vendosura në vetvete.

Mos u nënshtroni. Jini protagoniste. Ekzistenca është e juaja.

 

Penny/ sosdonne.com

Mësuese, shkrimtare dhe nënë e dy vajzave adoleshente.