Gratë e forta më mirë qëndrojnë vetëm se të harxhojnë kohën me ndonjë “trap”

168

Unë besoj tek gratë e forta.

Unë besoj te gratë e forta.Unë besoj te gruaja që është e aftë t’i dalë për zot vetes dhe që nuk ka nevojë të fshihet pas hijes së burrit të saj. Nëse ke probleme duhet t’i përballosh si një grua e fuqishme dhe jo të viktimizohesh përpara tyre duke kërkuar mëshirë dhe të kërkosh fajtorë. Ti qëndron e fortë dhe i përballon ato. “Ti sfidon botën me kokën lartë duke mbajtur universin në zemër”– C. JoyBell C.

Gratë e forta janë të pavarura dhe të lumtura me veten e tyre, prandaj nuk kanë nevojë për një burrë  që tu japi stabilitet dhe paqe në jetë. Për këto gra takimi me një burrë nuk shihet si faktor thelbësor për tu ndjerë të plotësuara, dhe koha e shpenzuar jo në takime bëhet më e vlefshme dhe domethënëse.  Gjithsesi të qënit një grua e fortë është më e vëshitrë sa mendoni, pasi ato janë të vendosura ti përballojnë sfidat të vetme dhe mbështeten vetëm në veten e tyre.

Fuqia e të qënurit pozitiv:

Gratë e forta dinë me shumë siguri se kujdesi për veten është një detyrim dhe nuk duhet të mbështeten te askush tjetër të shfaqet e tu shpëtojë ditën. Ato janë sprovuar me sfida dhe kanë mësuar se çdo të thotë  pavarësi e vërtetë. Gratë e forta nuk e kanë ditur kurrë se si është te kesh nevojë për dikë tjetër sepse u është dashur të përballen vetë që në moshë të vogël. Çdo grua e fortë që mund të ndeshësh nuk ka qenë gjithmonë kështu, por është rritur si një fitimtare në zemër sfidë pas sfide, duke mos lejuar asnjë vështirësi ta mposhtë.

Për më tepër: Ato nuk kërkojnë nga partneri përfitime materiale, por kërkojnë dikë që do t’I shtojë vlerë jetës së tyre”, ato duan dikë që ti motivojë dhe jo ti demotivojë. Në të njëjtën kohë ato duan dikë që ti japë kuptim jetës së tyre dhe ti japin rëndësi lidhjes së tyre. Një grua e fortë nuk do të merrte kurrë më shumë se ç’është e gatshme të japë kur vjen fjala tek dashuria. Një grua e fortë tërhiqet nga pozitiviteti sepse ka kaluar shumë në jetën e saj. Ajo është e gatshme të ndajë problemet me ju por nuk do të tolerojë ankesat e përditshme apo sjelljet toksike.

www.huffpost.com