Tani që i dhashë fund, çfarë ndodh?

Lidhja së cilës i dedikova gjithcka, mbaroi si të mos kishte nisur!

160

Një vit më parë unë i dhash fund një marrdhënie e cila ishte gjithcka që unë kisha kërkuar nga një mashkull. Por koha tregoi që ai nuk ishte më gjithcka që unë kërkoja nga një mashkull. Dhe ndarja erdhi si pasojë e ndryshimit të horizonteve. Ishte shume e dhimbshme, unë u dobësova rreth 10 kile dhe preferoja të rrija vetëm dhe në heshtje gjithë kohës. Në cdo gjë më kujtohej ai…
Por vjen një moment në jetë që nuk ke më fuqi të ndjesh dhimbje dhe unë vendosa të jem e fokusuar në punë! Ndarja është gjithmonë mashtruese, brenda vetes të rëndon një ndjenjë faji, pendesë që ngatërrohet me emocione dhe krijohet një vorbull nga e cila thjeshtë të merret fryma. Por si ja dola unë të kapërcej këtë gjë dhe të vazhdoja një lidhje krejt të re, tërësisht ndryshe nga ajo?

Rregulli nr 1 dhe I padiskutueshëm – Mos qëndroni shokë!
Faza parë e ndarjes kurrsesi nuk ëshë e kthjellët dhe cdo vendim I nxituar mund të jetë i dëmshëm. Fakti që jeni ndarë tregon se të paktën njëri nga ju nuk dëshiron të ishte në këtë raport. Dhe si pasojë njëri do dëshirojë miqësinë derisa të mësohet me idenë, dhe tjetri do të iluzionojë gjithmonë për tu rikthyer sic ishte lidhja.
Ndaj bëj një nder vetes dhe largohu nga ky qorrsokak, sepse ka mbaruar!

Nëse ndjeni dëshirë për të pirë vetëm, më mirë telefonin disa miq!
Alkooli është gjithmonë ngushëllues, por vërtet mendoni se do ja dilni nëse mbylleni në dhomë me një shishe alkool dhe qani duke parë Netflix? Dhe unë kam qënë në këtë pikë, madje shpika Xhinin me akullore, por në fund do ndihesh me keq. SEPSE JE VETËM!
Disa miq të ngushtë dhe alkool janë gjithmonë një binom argëtimi.

Të gjithë kohën time ja dedikova punës!
Kjo në fakt më rezultoi formulë suksesi. Në sytë e eprorëve të mi unë u transformova në një njeri që e donte punën dhe puna më donte mua. Filluan të më hapeshin disa dyer që më parë unë nuk I shikoja që ishin aty. Sepse une ju përkushtova vetes dhe tani isha më e sigurt në vetvete. Dhe boom! Në banakun e një bari në Tiranë unë u ndesha me një shikim që po shkelqente.
Zemra ime nuk mund të përballonte një person tjetër, ama sytë e mi po. Dhe ky flirtim më riktheu një farë shkëndije në gjendjen e zymtë që ndodhesha.

Të nesërmen u zgjova dhe kreha flokët me onde, bëra dhe make up!
U ndjeva më e sigurt dhe doja të isha e ngacmuar në sytë e meshkujve që kalonin në të njëjtin trotuar dhe më dhuronin buzëqeshje.
Ndërsa në mbrëmje u përballa sërisht me atë shikimin e syve vezëllitës…