Pse djemtë e diasporës kthehen në Shqipëri për të kërkuar nuse të virgjër?

126

Nga Megi Xhemali

Ne të gjithë njohim dikë që është martuar jashtë Shqipërisë ose njerëz në Shqipëri që ëndërrojnë të kenë të njëjtin fat. Unë jam këtu për të treguar të vërtetën rreth këtij miti. Pse djemtë shqiptarë duhet të kthehen në Shqipëri për të kërkuar nuse kur ka shumë vajza të bukura shqiptare aty ku ata jetojnë? Janë vajza të cilat e njohin mirë vendin ku jetojnë, flasin gjuhën e atij vendi, punojnë dhe zakonisht krijojnë dhe familje.

Flas me shumë siguri për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam 31 vjeçe dhe shumica e miqve të mi janë martuar ose dëshirojnë të martohen. 80% e atyre që u martuan nuk kishin nevojë të shkonin në Shqipëri për të gjetur nuse ndërkohë që 20% e tyre janë njerëz që refuzuan të vepronin ashtu siç vepruan prindërit e tyre. Shumë vajza janë beqare sepse janë duke punuar fort për të ardhmen ndryshe nga nënat e tyre që nuk e patën kurrë luksin as të ëndërronin për të ardhmen. Këto vajza refuzojnë të zgjedhin një burrë i cili nuk ka ambicie.

Në një kulturë e cila ndihmon burrat dhe diskriminon gratë, këto gra frustrohen kur shohin se gratë e tjera që kanë avantazhin të ecin përpara nuk e bëjnë këtë gjë. Pjesa e madhe e këtyre grave i vejnë syrin djalit më të bukur të gjimnazit, duke menduar gjithmonë një të ardhme të mirë. Ato nuk kërkojnë dikë që të kalon afër dhe ti shpërqëndrohesh kur e sheh por, kërkojnë dikë që punon fort. Pra është e panevojshme të shprehemi se të gjithë djemtë e mirë shqiptarë i kanë dhënë fund beqarisë shumë shpejt dhe se nuk qëndrojnë beqarë për shumë kohë.

Ekziston një sasi e konsiderueshme e popullsisë që përbëhet nga djem të cilët kërkojnë ndihmën e prindërve për tu martuar pavarësisht se ndodhemi në epokën e teknologjisë dhe dashuria është thjesht një klikim larg. Këta janë po të njëjtët që kthehen në Shqipëri për të kërkuar një nuse të virgjër. Këtu ka shumë vajza beqare por standartet e të dyja palëve nuk përputhen, dhe kur standartet nuk përputhen atëherë dikush po kërkon më tepër se sa duhet.

Misioni për të gjetur një vajzë shqiptare të virgjër është: duhet të gjej një vajzë të virgjër por më e rëndësishmja duhet të gjej një vajzë që të jetë e bindur. Ajo duhet të dijë se kush është “koka” e shtëpisë dhe se detyra e saj është që të lindë fëmijë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo vajzë duhet të jetë naive dhe e re sepse kështu është më e lehtë për tu manipuluar.  Ndërkohë prindërit janë të lumtur sepse më në fund vajza e tyre po shkon në Amerikë.

Ka shumë histori ku prindërit shqiptarë justifikojnë sjelljet e tyre duke thënë: burri është burrë megjithatë vajza ime është më mirë andej (jashtë shtetit) se këtu (vendlindje). Dua që çdokush ta dijë se ky është një abuzim me sistemin e madje tregoni kujdes. Ju nuk e dini çfarë mund ti duhet vajzës të kalojë aty ku është dhe sa e vështirë është të jetosh krejt vetëm e pa asnjë mbështetje në një vend të huaj.

Tani po përmend dhe një histori të fundit. Një vajzë që njoh u lidh me një djalë të cilin edhe atë e njoh. Ai vazhdimisht paragjykohej nga vajzat, nuk ishte i shëndoshë apo i shëmtuar. Shoqja ime vendosi të shoqërohej me të dhe në fillim gjithçka shkonte mirë. Kur afroi momenti i marrëdhënieve seksuale ky proçes ishte i gabuar dhe abuziv pasi djali vuante nga defiçenca seksuale. Mënyra e vetme me te cilën provonte se ishte një “burrë” i vërtetë ishte nëpërmjet dhunës dhe kontrollit por shoqja ime filloi të frikësohej derisa i dha fund lidhjes.

Unë nuk do vdes beqar sepse sepse në Shqipëri ka shumë idiote të bukura që mezi po presin të vijnë këtu në Amerikë, – u shpreh djali pas ndarjes. Kjo është pikërisht perspektiva e dëshpërimit, ndaj bëni kujdes kur thoni ‘po’ për të ardhmen e vajzës suaj të çmuar.