Për vajzën time/ Ti po rritesh, e bashkë me ty edhe dashuria ime

306

Më duhet ta pranoj se është ndoshta hera e dhjetë që filloj të shkruaj për vitin e dytë të jetës tënde dhe ndalem sikur kam aq shumë të shkruaj e të tregoj, saqë nuk kam kohë të mjaftueshme.

Për vitin e parë të jetës tënde ishin shumë gjëra të cilat edhe në gjumë të më pyesje t’i thoja pa përtesë, sepse nuk ishin që dallonin nga dita në dite, ishin probleme bebesh. Nuk më besohet që e them këtë, por ja që ato “probleme bebesh” morën një kahje krejt tjetër. Ti pas 20 shtatorit të vitit 2018, u shndërrove në një vajze me karkater, që filloi e zhvillohej çdo ditë duke më befasuar edhe mua, sikur nuk kisha parë më herët një fëmijë në zhvillim e sipër, por ja që fëmijet tanë janë ata të cilët lënë gjurmë në jetën tonë dhe e them me shumë besim se rriten tënde nuk do ta harroj.

Nga kjo filluan shumë zhvillime, fillove të lidhësh fjali, fillove t’i shprehësh mendimet, e ajo që është më rëndësishmja, fillove të dish të dallosh çka dëshiron e çka jo.  (Këtu mund të them që je pak kryenece).

Në ditëlindje tënde të dytë ke shkëlqyer dhe ke rrezetuar atë që unë e quaj rritje me dashuri, ndoshta edhe pse tek kjo pjesë kurrë nuk mjaftohem po rritesh me dashuri dhe kujdes e për të cilin e kam prioritet primar në jetë që nga dita kur ti ke qenë në brendesinë time.

Nga një bebe je shndërruar në një “toddler” e që tash është shumë e lehte të zhvillosh një bisedë lidhur me aktivitete tua. Ke filluar të flasësh hapur për gjërat që të pëlqejnë dhe që dëshiron të bësh më shpesh, për ushqimet që do për këngët që pëlqen e shumë e shumë gjëra tjera.

Ajo që më është më rëndësishmja, ti je duke u rritur me dashuri dhe je bërë një fëmijë shumë i dashur, pasi ke bërë një sherr kërkon falje dhe mundohesh të arsyetohesh duke treguar që Arja është e mirë, unë vetëm kam dashur të luaj. Ajo fjalia “Faaal mam”, e “mami shumë e mirë” më shkrijnë fare dhe dorëzohem para çdo “sherri” që ke bërë.

Të falemnderit që më bën nënën më të lumtur në botë, dhe ja ku po të them që tashmë ne jemi rritur sëbashku dhe edhe frymën ta njoh, ta njoh shikimin.

Kënaqem kur e mendoj që unë isha aty dhe pashë hapat e tua të para, jam shumë e lumtur e më shumë se kaq kur dëgjova fjalën tënde të parë, jam shumë e lumtur e më se kaq që isha pashë çdo gjë tënden të parë deri tash dhe do të jem gjithmonë aty.

Të premtoj për aq sa të marr frymë do të jem vetëm për ty, më duket pak të quaj dashuri e edhe jetë, sepse unë jap jetën për ty, por më mirë të them unë jetoj për ty.

Ajo që unë dua të të mësoj e në këtë jetë është të duash veten, ti respektosh së pari dëshirat tua dhe të përmbushësh veten e pastaj do të mundesh të duash jetën, do të mundesh të duash dhe të tjerët.

Jeta jashtë jo që mund të jetë edhe e lehtë, mund të ketë edhe situata të pa këndëshme por të lutem mbaje mend që në çdo veprim që merr nuk ka asgjë të gabuar, nëse nuk ke fituar ti ke mësuar dhe kjo është më rëndësishmja, të marrësh mësim nga çdo përballje e të mundohesh të ballafaqohesh me forcat që i ke brenda vetes.

Jeta ka shumë bukuri, ka shumë dashuri dhe gjëra të cilat do të bëjnë të lumtur, mjafton që ti ta duash jetën dhe ta përqafosh në formën që vetem ti din.

Unë nëna jote do të jem aty gjithmonë për ty, më kërkove ndihmë apo jo, por më vjen keq disa gjëra do të duhet t’i përballosh ti e vetme në mënyrë që të kalosh nëpër proceset e jetës e atëherë kur je në mes të vendimeve unë mund të të jap një mendim ndërsa vendimin do e marrësh vet. Çfarëdo që të jetë ai vendim unë do të jem mbështesja jote më e madhe.

Beso në dashuri!

Edhe një gjë të fundit dua ta them: “Dashuria qenka e verbër” sepse unë fillova të të dua ende pa të njohur e pa të parë. Gjërat që i do me të vërtet janë ëndrrat që i sheh kur mbyll sytë. Lufto dhe ndjeki ato në çdo ditë të re si mundësi të re për ty.

Mos harro, nëna jote do të jetë gjithmonë aty për ty.