O shqiptar! Lëre tjetrin të jetojë si t’i dojë kokrra e qejfit!

120

A ka mundësi të jetojmë të lirë në këtë vend?
Nëse këtë pyetje e bëj unë , unë që pretendoj të jem jem shpirti më i lirë i shoqërisë sime , vaj me det çfarë ndodh me të tjerët . Ka shumë kohë që e mendoj këtë shkrim , sepse më ka ardhur në majë të hundës fakti që sapo hipi në ashensorin e pallatit, fqinja përballë më pyet : Vazhdon punë ? Atje ku ke qenë besoj ? Dreqi e mori është ora 07 e 20 , unë kam rreth 30 apo 40 minuta që jam zgjuar , kam fjetur shumë vonë mbrëmë , kam një mal me punë për të bërë , as për të ngrënë një kafshatë bukë nuk më doli koha edhe ajo pret që unë ti flas për punën….dhe jo vetëm për punën sepse është e sigurt që nëse unë I jap pakëz muhabet gjithë biografia e jetës sime do të skanohet derisa ne të kemi arritur në katin e parë.
Edhe kjo nuk ndodh vetëm në ashensorin e pallatit tim por në të gjithë ashensorët e Republikës së Shqipërisë. Dëgjoj shpesh të thuhet se fakti që kemi qenë një vend I mbyllur për shumë kohë na ka bërë më “ provincialë” dhe më të prirur për të parë çfarë ndodh pas derës së komshisë por mendoj se kjo nuk është arsye . I gjithë problemi , gjithmonë sipas mendimit tim qëndron në faktin që ne nuk lexojmë. Kot nuk thonë dija e zbukuron njeriun. Jam e sigurt sikur ne të gjithë, të lexonim qoftë një faqe në ditë Shqipëria do të ish më e mirë dhe jo vetëm në drejtimin e lirisë. Nëse do të lexonin do të kuptonin që jeta, ajo jeta e vërtetë nuk ka lidhje fare me atë derën e komshies . Aha po, mund të kishte lidhje nëse komshia do të ishte një beqar simpatik atëherë ty do të duhej ti hidhje një sy .
Ajo që më bën më shumë çudi është që ky fenomen ndodh edhe tek brezi I ri , nuk e di nëse më ndodh vetëm mua, por unë nuk e përtyp dot faktin që të rinjtë e sotëm ta kenë ves të dijnë më shumë seç duhet për të tjerët dhe rrjedhimisht të flasim e paragjykojnë ata. Çdo njeri është I ndryshëm , edhe pse mund të ketë lindur në një ditë me ty , edhe pse mund të jetë rritur në një qytet me ty . Fakti që është veshur me converse nuk e bën më pak të denjë se ty përkundrazi lekët që I kurseu për atletet ndoshta ai i ka investuar diku ku ndihet shpirti I lirë .
Mua s’më ka pëlqyer kurrë të jap këshilla ndaj mos e merrni si të tillë, ama ju lutem lëreni çdo njeri në këtë planet të jetojë si t’i dojë kokrra e qejfit (kuptohet pa u cënuar ju ) , më besoni kur ta bëni këtë do e kuptoni që deri dje , keni qenë thjesht duke marrë frymë mbi tokë.

Arjola Shehaj