Nëna që nuk i mësova dot emrin

35

Aty në fushat e Delvinës buzë rrugës nën rrebeshin e shiut pashë një nënë që ruante delet rudë. Ishte mbuluar me një plasmas të bardhë që m’u duk mbështjella më e çiltër, bukur mbretërore që kisha parë ndër viset tona.

Në kokë mbante shaminë e bardhë të nënave tona. Sytë i kishte plot dashuri. Buzëqeshi tek i kërkuam t’i bëjmë këtë fotografi. Te zëri dhe shikimi i saj gjeta aq shumë mirësi. Nënat si kjo në foto përveç të gjitha vështirësive duhet t’i paguajnë buxhetit të Njësive Administrative nga 500 lekë të reja për çdo krer dele rudë për kullotën që përdorin. Shteti në perëndim i subvencionon këto kategori qytetarësh e jo më ti tarifojë. Gjithsesi nuk dua të ndalem te trishtimi, por te dinjiteti i punës së saj.
Në fund i zgjatëm 1 kokërr mollë e ajo e mbylli me fjalën “Faleminderit bij e rruga e mbarë!”.

Ika me pyetjen ndaj vetes: Kur nuk do i taksojmë deri në mundim njerëzit e munduar të këtij vendi ndërkohë që një pakicë tallet me mundin e nënave tona?

Nga Adriatik Lapaj – Photo credits: Ermira Kaso