Në një zonë me virgjëri të rreme, zgjodha të jem e vërtetë!

“Nuk mund të kthehesh pas dhe të ndryshosh nisjen, por mund të rinisesh aty ku je për të ndryshuar fundin.”

201

Nisem në mëngjes për në punë dhe para makinës me del një fëmijë që nxitonte për në shkollë. I trembur iku me vrap pa parë majtas dhe djathtas. U tmerrova! Dhe menjëherë fajësova prindërit që nuk e kishin shoqëruar për në shkollë.
Ky fragment po më shoqëronte në mendje teksa po ngjisja shkallët për në punë. Ishte një ditë e zymtë dhe kafja spo e jepte ende efektin e saj.
Në zyrën ngjitur me mua ndodhet një zonjë e cila nuk më përshëndet kurrë. As mua smë pëlqen ajo, por prej faktit se mendjemadhësia që tregon e bën të duket e paedukatë. Pikërisht nisur nga kjo gjë e kam kategorizuar si dikë mëndjengushtë. Unë nuk e di historinë e jetës së saj, por ajo di për mua më shumë gjëra nga sa ekzistojnë në të vërtetë. Madje më herët, teksa po pija kafen e mëngjesit, u ul pranë meje një djalë që punon me mua dhe tenton vazhdimisht të krijojë ura komunikimi. Shprehimisht më tha se e njihte të dashurin tim nga fjalët që thuhen lartë e poshtë për mua. Më lindi një dëshirë shumë e madhe të dija si i dukej dikush që ata nuk e njihnin dhe që nuk e kishin parë kurrë.
-Njeh versionin më të shëmtuar të tij dhe shiko sa mbresa të ka lënë, imagjino të dije të vërtetin!- ishin fjalët e mia që nuk munda ti mbaj dot. Ai u befasua sepse unë pranova me gojën time ekzistencën e një mashkulli në jetë. Sepse jetojmë në një provincë, ku fasada ka si kurorë nderin që përkthehet në virgjëri. Qeshi në siklet dhe u largua.
Kafja tanimë e kishte dhënë efektin e saj dhe unë qesha.
Pra zonja ngjitur me zyrën time nuk më fliste se unë isha e lidhur me një djale dhe nuk isha e fejuar. Çuditërisht kjo gjëja filloi të më pëlqente. Sepse ajo që unë po bëja ishte konkretisht ajo që gjithsecili prej tyre do donte, të ishte I lirë dhe pakomplekse në veprime.
Por në këtë histori, kolegët e mi do të përditësoheshin shumë vonë që tashmë nuk kishte më një djalë në jetën time.
Në fakt ishte vetëm në mbremje, kur për herë të dytë ne ishim në të njëjtin bar dhe po pinim duke flirtuar në distancë, pas një ndarje disa vjeçare…