Miti i virgjërisë, ja çfarë duhet të dimë

310

Bisedat dhe diskutimet mbi virgjërinë kanë zgjuar dhe zgjojnë ende ndjenja dhe reagime të forta tek njerëzit. Disa, nisur nga padituria mbi argumentin, e disa nisur nga fanatizmi që ende sundon shoqërinë  tonë, shprehen mbi virgjërinë sikur të ishte një argument më rëndësi të gjërë shoqërore kur në fakt nuk është asgjë më shumë e asgjë më pak se një zgjedhje personale. Shumëçka nga ajo që dimë apo dëgjojmë mbi virgjërinë është thjeshtë një mit. Çfarë duhet të dimë për virgjërinë e vajzave dhe herën e tyre të parë?

Sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetesor anglez, një femër nuk ka gjithmonë gjakderdhje gjatë ose pas debutit të saj të parë seksual. Disa kanë e disa jo, në të dyja rastet është normale. Një femër mund të ketë gjakderdhje gjatë raportit të parë penetrativ për shkak të çarjes së himenit. Himeni eshte nje copë e vogël lekure qe mbulon pjesërisht introitusin, hyrjen e vaginës. Ai çahet zakonisht gjatë seksit, nëse nuk është çarë më parë. Ajo që shumë pak dinë apo ajo që një pjesë e madhe refuzojnë të pranojnë si fakt të vertetë është që himeni mund të çahet përpara mardhënies së parë seksuale gjatë aktiviteteve të ndryshme sportive siç mund të jetë psh. kalërimi, çiklizmi apo thjeshtë kërcimi.

Një shkak tjetër i çarjes së himenit, që nuk vjen si pasojë e mardhënieve seksuale, është përdorimi i tamponëve, i kupës menstruale ose masturbimi me objekte të ndryshme. Një femër mund të mos jetë në dijeni të çarjes së himenit sepse jo gjithmonë  kjo dukuri shkakton dhimbje apo gjakderdhje të dukshme. Pra një femër me himen të çarë jo domosdoshmerisht ka ´´humbur´´ virgjërinë e saj.

Sipas nje artikulli shkencor të publikuar në  2017 nga nje kërkues amerikan dhe zviceran, përdorimi i vizitës gjinekologjike të himenit nuk vërteton mungesën apo praninë e virgjërisë. Ndaj dhe propozoj ta shohim raportin e parë seksual në  një këndvështrim tjetër.  Le ta shohim virgjërinë  si eksperiençën e parë që ndajmë me partnerin  që kemi zgjedhur, le ta shohim këtë partner si dikë që nuk na´´ merr´´ virgjërinë por si dikë që na jep raportin e parë dashuror.

Martenisa Doda, infermiere Mami