Lidhjet toksike, dashuria për veten është i vetmi ilaç!

Ndarjet janë fillimi i diçkaje të re të mistershme që të motivojnë të eksplorosh...

107

Fundjava  më është dukur gjithmonë si një arratisje, por me biletë kthimi.

Ndarjet janë shumë konfuze, të sjellin përplasje në mendje. Një njeri dikur I sjellshëm dhe I kuptueshëm që kthehet në një arrogant që nuk jep më as përgjigje pse po largohet. Një njeri që kujdesej gjithmonë a ke ngrënë, a ke ftohtë, në një njeri që kërkon me vendosmëri distancë totale prej teje. Ky keqtrajtim emocional I prerë me thikë shpesh herë kthehet në një marrëdhënie toksike. Këto lloj marrëdhëniesh mbarojnë shumë avash. Ekziston një lloj lidhje e cila të mban të varur nga keqtrajtimi emocional që të bëhët, dhe njëkohësisht je e zhveshur nga armët dhe e pafuqishme të largohesh.
Mua kjo situatë nuk më ndodhi, sepse egoizmi brenda meje është më I fortë se dëshira për dikë. Këtë tipar timin e kam cilësuar gjithmonë si një nga defektet më serioze që kam. Por defekti im më I madh u kthye në armën time më të fortë. Tani ai ishte aty, I gjunjëzuar për vëmëndjen time dhe I dëshpëruar për tu kthyer. Kjo skenë më shijoi shumë, sepse në mëndje kisha diçka më të fortë, një aventurë me një të panjohur. U tregova dhe më e ftohtë për të larguar një herë e përgjithmonë atë njëri që tashmë më kishtë shkaktuar shumë ndjesi, dashurinë, urrejtjen, zhgënjimin dhe harresën. Fillova të ndihem e sigurt në vetvete dhe në hapat që dëshiroja të merrja në jetë.
Ishte fundjavë dhe meritoja më shumë alkool! Këtë mbrëmje I panjohuri im I kaltër nuk ishte më një karrige larg, por ngjitur me mua. Trokitëm gotat dhe ai shkëlqim në sytë e tij u shtua. Një mijë fishekzjarre shpërthyen në atë moment brenda meje!