Kur bota ulërinte, vidhja shikime me një gotë alkool në dorë

112

 

 

Jetës i kam shijuar më së shumti faktin që jam në jetë. Sesi të jetoj e zgjedh vetë, nuk ka një manual përdorimi për jetën, madje as garanci. Nisur nga kjo besoj me vendosmëri se liria dhe vullneti i lirë i plotë është arma më e fortë që ka gjithsecili.

Sa filozofi dhe kode morale dëgjojmë cdo ditë nga njerëz që duan të na imponojnë se çfarë të bëjmë dhe sesi të sillemi? Është interesante në fakt sa influencë kanë në jetën e shumicës. Por unë gjithmonë zgjedh të rri me dikë që mendon përtej të zakonshmes.

Ajo që më shqetëson më shumë është se ne shoqërinë tonë ka një mungesë të theksuar komunikimi. Mikesha ime ishte shumë e rënduar emocionalisht sepse kishte debatuar rëndë me të dashurin e saj. Përpos grindjes ajo shqetësohej dhe për të gjithë njerëzit që ishin në dijeni  të lidhjes së saj. Dëshpërimisht kërkonte një rrugëdalje nga ngërçi dhe mua kjo sjellje smë pelqeu. I drejtova një pyetje “Do të doje ti të shoqëroheshe me dikë kaq traumatik sa je kthyer ti?” Pse kërkon zgjidhje kur mund të kërkosh paqen e vetes tënde? Nuk njoh askënd që nuk do të rri me dikë që shpërndan veç energji pozitive! Komuniko,  mos debato!
U bëra shumë nostalgjike nga problemet e saj. E tillë ishte dhe lidhja ime në fillim. Ne diskutonim cdo gjë me njëri tjetrin dhe unë u dorëzova para tij, ai tashmë kishte zbuluar të gjitha skutat e mia, më njihte në detaje. Më ishte kthyer si pikë referimi në jetë. Ndjeja një vullkan në kraharor sa herë grindesha me të. Teksa ai flinte dhe unë gjendesha pranë tij, më dukej sikur mbushesha me jetë. Por më vonë kuptova që në të vërtete të gjithë kemi nevojë për pak mister, për pak fantazi, lojë dhe gjithmonë një arsye për tu shoqëruar me dike, sepse fluturat në stomak një ditë lodhen së fluturuari. Tani doja dikë që mos të më kërkonte ti mbushja gotën me xhin, por dikë që të kërkonte ta shoqëroja me një gotë, duke diskutuar për gjërat që kishim interes të dy. Tanimë po përpiqem të njoh veten, për të qënë e sakt dhe e sigurt në atë që dua.
Nëse do ju thoja që tashmë pjesa ime preferuar e ditës ishte një pije në darkë përballë atij të panjohurit që shkëmbenim veç shikime, do më paragjykonit? Ende nuk ndihesha gati të flisja me të, me dukej si dicka magjike në distancë dhe po të flisja do të kthehej në dicka normale pa grimca magjie…

Sivel