Gra mos u sillni si gra!!!

348

Gra, mos u sillni si gra!

Në një botë ku gjinia ju përmbledh të gjithë CV-në tuaj dhe askush nuk ju njeh të tjera cilësi, silluni si BURRA.
Mos u sillni si gra në një botë ku triumfojnë vetëm më të fortët, më të futurit, më servilët. Aty ku vlerat kërkohen vetëm tek ata që bërtasin për vlera pa i demostruar, ku zgjuarsia kërkohet vetëm tek ata që bëjnë si të zgjuar në fjali pa fund dhe pa shenja pikësimi, ku qytetaria shikohet vetëm tek ata që ndjekin modën e fundit të sjelljes pa skrupuj, ku emancipimi fillon dhe mbaron në biseda boshe dhe që “shyqyr”nuk mund të zbatohen praktikisht.
Në një botë ku burrat komandojnë sesa përqind gra duhet të jenë në institucione vendimarrëse, silluni si BURRA. Në një shoqëri ku si vlera tuajat përmendin vetëm etikën dhe ngrohtësinë, silluni si BURRA.
Harrojeni edhe ju etikën ashtu si ata, që e kërkojnë atë vetëm në fjalët premtuese të studiove televizive, në takime për “integrimin” e grave, në Konferenca me të huaj (që gjithashtu nuk është se I realizojnë deri ne fund objektivat e tyre), lëreni edhe ju mënjanë (etiken) dhe silluni si BURRA.
Luftoni si ata me të njëjtat fjalë, me të njëjtat ide dhe objektiva për veten (nëse nuk keni më të mira!) dhe ngrijeni zërin që tiu dëgjojnë!
Harojeni edhe ju dhembsurinë që keni përbrenda, harrojeni proukupimin për t’ju bërë të tjerëve gjithcka gati dhe tregojini, vetes më parë, se kërkoni me tepër, se dini më tepër, por mbi të gjitha sepse meritoni më tepër, dhe mos e bëni këtë me mirësinë tuaj, por tregojini dhëmbët gjithkujt që ju njeh vetëm vlerat e feminitetit dhe brohorisni zgjuarsinë tuaj dhe të të gjithë të tjerave si ju. Brohorisni inteligjencën, vullnetin, inisiativën, durimin, dhe më pak tregoni tolerancën tuaj atyre që ua shperfillin të gjitha këto.
Tregoni se jeni po aq të vendosura të drejtoni me të njëjtën forcë e dinjitet si burrat, dhe më mirë se burrat.
Luftoni dhe silluni si burra në një shoqëri q ju cilëson “të dobtat” dhe propagandoni modele si të Kleopatrës, Mahatma Gandit, Benzhanir Bhutos, Madeleine Albright, e shumë të tjerave, modele që gjithsecila nga ju I ka nga pak në forcën e saj.
E nëse përsëri jua shpërfillin energjinë, mos ngurroni t’ju kujtoni të gjithëve (nëse e kanë harruar) se pelenat ua ndërruan vetëm nënat e tyre që ishin gra, ishin gra ato që ju dolën me pëllëmbën gati mistrecëve të lagjes kur I ngacmuan, ishin gra ato që u kujdesën për të gërvishturat e para kur ishin të vegjël e për fyerjet kur u rritën, janë gra ato që I dëgjojnë dhe ju japin kurajë në cdo kohë të vështirë e të tensionuar, në cdo moment kur ata përpiqen të zgjidhin “cështjet e mëdha”.
Tregojini si BURRA të vërtetën vetes, burrave dhe botës se : “Vërtet janë burra ata që qeverisin botën, por gratë janë ato që qeverisin burrat”.
Anita Varosi