Gra, keni të drejtën e orgazmës!

545

Nëpër faqe të ndryshme në Instagram, shpesh has pyetje që gratë dhe nënat e reja u bëjnë njëra tjetrës. Pyetja që mesa duket mundon shumë gra në Shqipëri është ”si të mbrohen kundër një shtatzanie të padëshiruar menjëherë pas lindjes së një fëmije?”.
Sigurisht, është shumë mirë që kur kemi mungesë informacioni të pyesim, të lexojmë dhe të marrim përgjigje. Por problemi qëndron tek fakti se shpesh njerëzit në Shqipëri kanë tendencën të marrin informacion në burimet e gabuara, dhe jo rallë ne gratë u japim vetë këshilla të gabuara njëra tjetrës. A e dini se cilat janë përgjigjet që lexoj më së shumti, e që më shkaktojnë dhimbje sysh e zemre sa herë që i lexoj?
”Thuaj burrit të frenojë”,
”Përdor indientro-n, thuaji bashkëshortit”
”Frenim gozhdë e nuk mbetesh shtatzënë”
Si këto e shumë të tjera i has rëndom. Ndaj më vjen natyrshëm pyetja: Hej gra! A edini se raporti seksual nuk përfundon, kur partneri juaj ejakulon (prishet)? A e dini që është edhe e drejta juaj të arrini në orgazëm? Por zakonisht femrat kanë nevojë për më shumë kohë për ta arritur këtë.
Ndaj, ndoshta kur partneri, burri apo I dashuri juaj ejakulon (prishet) “përdor indietron” dhe mbaron punë, një femër ende nuk i ka ndezur plotësisht motorët. Akti seksual nuk ka qëllim vetëm kënaqësinë e mashkullit, ndaj mjaft e shtytë njëra tjetrën të pranoni një akt seksual përgjysmë si pjesë normale të marrëdhënies tuaj në çift. Ka shumë metoda të tjera që ju mbrojnë nga një shtatzani e padëshiruar, kështuqë mos u vetëflijoni! Dhe mbi të gjitha kërkoni këshillë tek gjinokologët për këtë. Por duhet ta kuptoni një herë e mirë, se arritja e orgazmës është e drejtë për çdo grua, kështuqë kërkojeni kënaqësinë deri në fund. Shijojeni marrëdhënien dhe partnerin tuaj, duke i dhënë mundësi të barabartë vetes për të arritur atë që femrat e arrijnë me vështirësi, orgazmën.

Martenisa Doda