Flirtova me veten, me lirinë!

Nëse ju humbet frymëzimi e kërkoni në njerëz apo në vënde?

65

 

Rastësisht jeta gjithmonë të përplas në vënde me njerëz që sdo doje kurrë të ishe, por e vërteta është që ne jemi qënie komplekse e cila formësohet kudo qoftë.
Nisur nga kjo shpesh herë kemi dëgjuar shfajsimin “për inerci” dhe inercia në vetvete është energji. Unë mendoj se armiku im numër një janë energjitë që tërheq dhe përçoj. Unë flirtova në distancë me një të panjohur për shumë ditë me radhë dhe gjejeni çfarë? Pas disa ditësh djali im I panjohur thjesht u zhduk dhe brenda meje diçka ndryshoi. Unë në fakt kisha flirtuar e veten, me vajzën e lirë që tashmë kishte nisur të merrte frerët e jetës së saj në dorë. Mund të punonte gjthë ditën në një ambient që vinte erë mbytëse mendimesh të prishura dhe në mbrëmje mund të ulej dhe të konsumonte alkool madje të ngacmohej dhe me të panjohur e të bënte seks të shfrenuar. Këto mendime më erdhën në kokë fiks kur I panjohuri im I kaltër ishte zhdukur. Xhini në dorën time nuk kishte të njëjtën shije madje as meshkujt rreth e rrotull nuk po I shihja më. Problemi ishte tek unë…
Një vorbull ndjesishë negative sikur të kapin në një kurth I cili duket si grackë që të mbyt, mendimet të kthehen në armikun tënd më të rrezikshëm dhe shikimi të turbullohet nga zhgënjimi.
Këto ndjesi nuk më erdhën nga një mashkull, por nga drejtimi që po merrte jeta ime. Tanimë po punoja në një vend që nuk doja, nuk u ndjeva kurrë e mirëpritur dhe kurrë vetvetja. Doja të largohesha nga gjithçka, njësoj siç u largua nga unë imagjinata ime e shfrenuar e çdo mbrëmje, ai u zhduk, kjo më përplasi në realitet. Ftohtësia e arsyes sime tashmë po luante me mua, nuk po ndihesha më e sigurt as me mendimet e mia. Thjesht doja të largohesha…