E lirë në burgun e mentalitetit shqiptar

193

Një femër provinciale, në konturet e një mentaliteti dominues por brenda flen dhe zgjohet herë pas here shpirti i lirë dhe pa komplekse. Po pra, pa komplekse kurrsesi s’mund të jesh në harmoni me mentalitetin. Dhe pse shtrohet pyetja e parë që të vjen në mendje, pse? Si mund ti përgjigjesh pyetjes “pse” kur je një person që përmban dy konture, e lirë dhe e burgosur e një mentaliteti?
Pse femrat argumentojnë, është një pyetje që lëndon shumë meshkuj të cilët vendosin çdo ditë një tullë në rrethin vicioz të mentalitetit mbytës.
Pse femrat argumentojnë, merr një përgjigje krejt tjetër në një habitat ku femra është e lirë, është partnere, është e guximshme, ka fuqi vendimarrje. Në një vend ku femra mund të kërkojë divorc dhe nuk etiketohet imorale, sepse ajo vendosi të argumentojë.
Pse femrat argumentojnë? Sepse u krijuan të barabarta me meshkujt, me të njejtin sitem nervor dhe të njejtin organ drejtues, trurin! Një femër mund ti përgjigjet shumë pyetjeve “pse”, por a ka ajo të drejtën themelore, të drejtojë pyetjen pse?
Të drejtoj një pyetje kur asaj po i bëhet një padrejtësi, kur asaj po i faturohen pasoja që nuk vijnë nga ajo, kur ajo në fund të fundit dëshiron të dijë diçka.
Pra një femër brenda se cilës jetojnë dy femra të tjera- njëra pa komplekse dhe tjetra e paragjykuar- si etiketohet në shoqëri?
Përtej kësaj, unë mendoj se forca më e madhe qendron tek ndryshimi i roleve, o në njërin rol o në tjetrin, gjithësecili është i mallkuar ta adhurojë qënien femërore. Por a është e shëndetshme të adhurosh diçka që ti vendos ta përdhunosh çdo ditë me sterotipet e panevojshme??
Apo thjesht në fund të ditës, dashuria e pakushtëzuar e nënës, gruas, motrës, vajzës ose dhe gruas jashtëmartesore,- është brishtësia që plotëson zemrën dhe shpirtin. Dashuria që mund të burojë nga njërëzit e lirë është lloji i dashurisë më i pastër që mund të marrë dikush. Por në fund të ditës gjithësekush bën llogaritë e veta se çfarë i duhet më së shumti në këtë jetë për të qënë i lumtur dhe rrjedhimisht i plotësuar.