A na duhen “ko*et” për të qenë gra të forta?

46

Po lexoja një shkrim të një portal i cili udhëhiqet nga një grua dhe në qendër të tij ishte një grua tjetër. Nuk kam dëshirë ti hyj një analize për ti përballur të dyja këto gra në aftësitë e tyre ( sepse unë jam grua vetë dhe gjithmonë mendoj që të gjitha gratë janë fenomenale në natyrën e tyre) por nuk më pëlqyen thonjëzat e vëna në etiketimin e këtij shkrimi. Nuk më kanë pëlqyer kurrë mënyra se si burrat kanë aq fuqi ta kthejnë një grua kundër një gruaje tjetër. Kur një grua është e fortë dëgjojmë rëndom të thuhet “është një grua me koqe”. Se kuptoj pse për të treguar forcë duhet patjetër të kesh koqe. Mos duhet të jesh burrë për të qenë i fortë?! Jo, unë mendoj që sot mbi të gjitha, sfidat e grave janë të tjera…

Sot mund të jesh një grua e fortë pa i ngjarë një burri.

Sot një grua ja del pa patur nevojë të ketë dikë sipër për ta dirigjuar. Sot një grua mund të jetë një “bletë punëtore” e cila nuk thumbon se nuk e ka në ADN thumbimin për të të lënduar edhe kur ti tenton ta “vrasësh“ atë. Bletët punojnë, mbledhin më të mirën e asaj që disa gra të frustuara nga burra nuk e mblidhnin dot mjaltin e tyre  pa ju thënë mblidheni. Për mua të gjitha gratë janë bletë të arta , sigurisht që nuk rriten të gjitha njësoj sepse nuk rritemi të gjitha në të njëjtin vend.

Të gjithë elementet e perfeksionit për mua janë gra. Por kujdes , mund të mbash veshur në trupin tënd një fustan të bukur pa e humbur stilin por nuk duhet patjetër të veshësh një palë pantallona për të patur “koqe” e për të drejtuar një institucion. Ndaj gra të shtrenjta do ju lutesha të bënit pak më shumë për gjininë tuaj duke mos e lënë një mashkull t’ju fyej inteligjencën. Një grua që “shan” një grua tjetër fatkeqësisht nuk duket bukur as me pantallona.

Nga Rozana Radi