Ylli i Sherlock Holmes: Nuk e luaj rolin nëse edhe aktorja nuk paguhet sa unë

24

Benedict Cumberbatch, aktori i njohur për rolin e tij protagonist si Sherlock Holmes në serialin televiziv “Sherlock” nuk do të marrë një rol nëse aktorja që ka në krah nuk do të ketë të njëjtën pagesë.

Në një intervistë për Radio Times, ylli i “Sherlock” është shprehur se pagesa e barabartë është një “parim qëndror i feminizmit”.

“Është çështje zbatimi” ka thënë ai. “Pagesa e njëjtë dhe një vend në tavolinë janë parimet qëndrore të feminizmit. Shihni kuotat tuaja. Pyesni sa paguhen gratë dhe thoni : ‘Nëse ajo nuk paguhet po aq sa ne burrat, unë nuk e bëj.’”

Ai ka shtuar gjithashtu: “ Jam shumë krenar që Adam(shoku dhe bashkëpunëtori) jemi të vetmit meshkuj në kompaninë tonë të prodhimit; projekti ynë i rradhës është një histori femërore e fokusuar tek mëmësia ne kohën e shkatërrimit të mjedisit.”