“Vagina ime, zgjedhja ime”, ja si proteston Bebe Rexha

81

Kundërshtimit masiv të dhjetra personaliteve të artit ndaj ligjeve tepër të rrepta ndaj abortit në SHBA, i është shtuar edhe artistja amerikane me origjinë shqiptare Bebe Rexha. Kjo e fundit ndau mesazhin e saj të qartë përpara dhjetra mijëra njerëzve në Alabama, pikërisht aty ku javën e kaluar ligjvënësit e këtij shteti vendosën të ndalojnë thuajse totalishty abortin. Këngëtarja po dilte në skenën e festivalit “Hangout” në Gulf Shores, Alabama kur shfaqi përpara turrmës gjigand një bluzë ku shkruhej “Vagina ime, zgjedhja ime”.

Njerëzit bërtitën në shenjë përkrahje ndaj Rexhës, ndërsa ajo i bashkohet kështu dhjetra figurave të tjera me influencë që kanë ngritur zërin kundër ligjit të miratuar së fundmi në Alabama. Dje, Rexha bëri një postim në rrjetet sociale për të shpjeguar më tej qëndrimin e saj: “Ndonjëherë është më shumë se sa muzikë, është për të thënë diçka, për të mbajtur qëndrim duke përdorur platformën tënde”-shkruante Rexha në faqen e saj në Twitter. “Dje u ndjeva shumë mirë, faleminderit”.