“Unë abortova”, historitë prekëse të grave që i dhanë fund shtatzënisë

59

Ndryshimet e fundit legjislative në disa shtete amerikane që ndalojnë abortin, kanë nxitur edhe më shumë diskutimet për të drejtat e grave dhe se si përfundimi i shtatzënisë (aborti) është një prej tyre, pavarësisht nga arsyet personale që gruaja mund të ketë.
Kjo i shërbeu për diçka fotografes, Tara Todras-Whitehill, e cila vendosi të publikojë projektin e saj, të përfunduar 10- vite më parë, duke përfshirë gra të ndryshme që kanë ndarë historitë e tyre të abortit. Më këto fotgrafi të fuqishme, Tara inkurajon të gjitha gratë se kjo është një çështje e rëndësishme e shoqërisë sot dhe historinë mund ta ndash me të gjithë.


Florence Rice (86-vjeç kur është shkrepur kjo foto) është rritur në Nju Jork. Ajo e ka takuar shumë rrallë nënën e saj që e rriti vetëm. Florence mbeti shtatzënë në moshë shumë të vogël në 1930 dhe vendoi që ta mbante këtë fëmijë, por pas disa vitesh teksa rriste fëmijën si nënë e vetm edhe punonte, ajo mësoi se kishte mbetur sërish shtatzënë. Ky ishte momenti ku vendosi se nuk donte të ishte si nënëa e saj dhe abortoi fëmijën. Ajo mori një infeksion, pas ndërhyrjes të pakontrolluar. Në 1969, kur gratë ngritën zërin për abortimin, Florence ishte e para që e bëri këtë gjë. Ajo i tregoi gjihë botës realitetin e hidhur se gatë e pasura bëjnë një abort të kontrolluar, ndërsa gratë e varfëra përfundojnë në doktorë ‘kasap’.


Holly Fritz (35-vjeçe kur u shkrep kjo foto) mbeti shtatzënë kur ishte student në Buffalo, Nju Jork. Ajo rrëfeu historinë e nënës së saj, e cila u martua me të dahsurin që kishte në shkollë dhe lindi Holly. Ndaj kur kjo e fundit e pyeti nënën përgjigjia e saj ishte të abortonte dhe ajo e ebëri. Holly është e martuar, ka një fëmijë (fëmija në foto) dhe është mësuese në NJu Jork.


Jenny Egan (25- vjeçe kur ëhtë shkrpur fotoja) është rritur në periferi të Oregan në një familje Morman. Kur ishte 16-vjeçe ajo mbeti shtatzënë me të dashurin e saj. Ajo abortoi pa i treguar familjes, të cilët e morën vesh lajmin pasi një letër erdhi nga shoqata ‘brotherhood’ ku i njoftonte ata për ndërhyrjen. Nëna e saj u shokua nga kjo dhe i kërkoi të largohej nga shtëpia.


Sebastian Correa (28-vjeçe kur është shkrepur kjo fotografi) mbeti shtatzënë me një student të huaj në Connecticut. Nëna e Sebastianës ishte aktiviste e fëmijëve të braktisur në Brazil. Nëna e saj u shokua po aq sa ajo kur morën vesh lajmin, por Sebastiana u shpreh: ‘Faleminderit Zot, që kam lindur në Amerikë ku mund të kryej abort legal’.


Rosalyn Baxandall (65-vjeçe kur është shkrepur kjo fotografi) ka abortuar në 1960 dhe për herë të dytë kur mendonte se ishte në menopauzë. Ajo ishte folësja e parë në organizatën ‘Redstockins’ në 1969.


Liberty Aldrich dhe Joe Saunders me fëmijët e tyre. Ato të dyja kanë abortuar para lidjes së tyre, i qëndruan pranë njera-tjetrës dhe tani kanë nga një djalë që iu kanë ndryshuar jetën.


Barbara (64- vjeçe kur u shkrep kjo fotografi) ka kaluar dy aborted he ka dy fëmijë. Ajo është gjyshe, shkrimtare ‘Best Seller dhe gazetare. Në një artikull të saj ‘Të flasësh për abortin’ i publikuar vitin e kaluar në NY Times. Në këtë artikull ajo shkruan: “Ndershmëria nis në shtëpi, kështu që unë duhet të pranojë se kam par dy aborte. Zgjidhja mund të jetë e thjeshtë, ashtu si në rastin tim. Por të mbash fetusin në qenka gabim. Sartre e quan këtë ‘fat të keq’ që domethënë diçka më e keqe se të kufizosh lirinë. Është koha të flisni për të drejtat tuaja, liritë që ne ushtrojmë, ne nuk i gëzojmë sepse na i marrin”.


A’yen Tran (25- vjeçe kur ëhtë shkrepur kjo fotografi) është rritur nga një nënë e vetme në NJu Jork. Gjatë adoleshencës ajo ishte e lidhur me një djalë i cili e keqtrajtonte seksualisht dhe psikologjikisht, derisa e izoloi atë nga shoqëria. Ajo mbeti shtatzënë dhe vendosi të abortonte dhe tregoi këtë publikisht në komunitetin e sja në Kishën Judson në 1969. Edhe pse ajo ishte një aktiviste pro abortit, ajo ishte e ‘shokuar’ sa e vështirë ishte të flisje për abortin.

L.K