Të gjithë argumentat që ju duhen për të bindur dyshuesit e feminizmit

142

Aspekti më i spikatur i identitetit tim është se unë jam një feministe. Për mua, nuk është thjesht një besim personal, por edhe një betejë politike. Kur unë e identifikoj veten time si një feministe, kam parasysh se kjo shërben si një ftesë për seksistët, dyshuesit dhe avokatët e Djallit për të më angazhuar në debate. Ata shfaqen të armatosur me argumente kundër feminizmit të bazuara tek mitet, keqkuptimet dhe keqinterpretimet.

Për mua nuk përbën asnjë problem pjesëmarrja në debatet për feminizmin. Vetëm kur ne u flasim atyre që nuk kanë njohuri për lëvizjen, atyre që kanë ngritur një mur ndaj lëvizjes apo atyre që ndodhen në anën tjetër të këtij muri, arrijmë të realizojmë qëllimin tonë për barazinë gjinore. Kjo për mua përfshin angazhim konsistent, edukim dhe madje edhe bindjen e njerëzve se përkrahja shoqërore, ekonomike dhe politike ndaj barazisë për të gjitha gjinitë është e vlefshme dhe e logjikshme kur është e bazuar në statistika dhe dëshmi eksperiencash.

Është e lodhshme kur bazohem vazhdimisht në eksperiencat e jetës sime dhe mbledh hulumtime të përshtatshme e ndërkohë njihem vetëm me argumente dordolecash dhe me mospërfillje të tipit “ Përse po përgatitesh” ? Nëse ndonjëherë keni qënë në vendin tim dhe nuk keni pasur fakte apo argumente të forta për të demaskuar argumentet absurde të hedhura kundër feminizmit, këto janë udhëzime për herën tjetër që do të përballeni me të tilla raste. ( Është e sigurt që do të përballeni përsëri )

Ku është pabarazia? Burrat dhe gratë janë tashmë të barabartë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 1 në 3 gra rrihet, detyrohet të kryejë marrëdhënie seksuale, ose abuzohet nga një partner i afërt. Në vitin 2017, çdo ditë vriteshin gra, përkatësisht 137 gra të vrara nga një pjesëtar i familjes. Gratë dhe vajzat përbëjnë rreth 71 % rasteve të trafikimit të qënieve njerëzore. Në Indi, çdo 13 minuta përdhunohet një grua. Këto janë manifestime të dukshme e të dhunshme të pabarazisë. Madje, 131 milion vajza janë globalisht jashtë shkollës, 113 shtete nuk kanë ligje për të siguruar paga të barabarta për punët e barabarta, pjesa më e madhe e grave së fuqisë punëtore në Indi fiton afërsisht 62 rupe ( njësia monetare në Indi ) ndërsa burrat 100 rupe ndërkohë që ato punojnë 10 herë më tepër se burrat. Lista e fakteve është tepër e gjatë. Ndaj, jo! Gratë dhe burrat nuk janë ende të barabartë.

Ky argument kundër feminizmit i përshtatet binarit mashkull-femër, me përjashtim të personave transgjinorë, personave gjinorë jo konform dhe personave të pasigurt për gjininë e tyre e pikërisht kjo është mënyra e gabuar për të diskutuar për barazinë gjinore. Nuk mund të lemë pa përmendur se gjysma e personave transgjinorë të paktën njëherë gjatë jetës abuzohen seksualisht, 92 % e komunitetit shoqëror dhe ekonomik të transgjinorëve nuk mund të marrë pjesë në ekonominë formale në ditët e sotme. Pra, përsëri jo! Feminizmi nuk është aspak afër realizimit për barazi gjinore.

Burrat dhe gratë janë biologjikisht të ndryshëm, pra si mund të jenë të barabartë?

Kërkimet kanë zbuluar se burrat dhe gratë janë para së gjithash të njëjtë përsa i përket personalitetit, aftësive konjitive, dhe potencialit udhëheqës. Çdo diferencë ndërmjet burrave dhe grave është pjesë e shoqërizimit dhe jo e kodit gjenetik. Ndaj gratë nuk mungojnë në fushat e teknologjisë, shkencës, matematikës sepse ato tregojnë natyrshëm interes. 71%  e kërkimeve në fushat e grave kanë sinjalizuar vërejtje për ngacmime seksuale dhe 26% kanë raportuar sulmet e përjetuara seksuale.

Nëse kundërargumenti i këtyre që përmendëm është se burrat janë më të fortë se gratë dhe kryejnë detyra më të vështira të cilat gratë nuk munden ti kryejnë, kjo nuk qëndron. Burrat dhe gratë zotërojnë variante të ndryshme të forcës fizike, burrat kanë muskuj të shpejtë që shërbejnë për aksione si ngritja apo lëvizja e objekteve të rënda, ndërkohë që gratë kanë muskuj të ngadaltë që u japin atyre rezistencë të mirë le të themi përshembull për punë të tipit, montime.

Po për problemet e burrave si shkalla e lartë e vetëvrasjeve dhe akuzat false për përdhunime? Feminizmi është seksist ndaj burrave.

Shkalla e lartë dhe e konsiderueshme e vetëvrasjes së burrave është direkt e lidhur me faktin se ata janë fare pak të ngjashëm me grate pasi ato për problemet mendore kërkojnë ndihmë. Kjo ndodh pasi ata vijnë në një botë në të cilën nuk mund ti shprehin emocionet lirshëm pasi po ta bëjnë këtë gjë do të perceptohen me tipare femërore. Feminizmi kërkon të largojë të gjitha stereotipet gjinore dhe pabarazinë, gjë kjo që do ti ndihmonte të gjithë njerëzit e çdo seksi dhe gjinie. Njerëzit duhet të divorcohen nga ideja se burrat janë të paprekshëm.

Përsa i përket akuzave false për përdhunim, përafërsisht vetëm 2% nga 5% i të gjitha akuzave për sulme seksuale është i pavërtetë. Kjo do të thotë se në 98% të rasteve, gratë tregojnë të vërtetën. Sado ilegale, të palogjikshme dhe të bazuara në argumente të ekzagjeruara të jenë këto akuza, feministët nuk ndalen në luftën e tyre për barazi. Si përfundim, feminizmi nuk mund të jetë seksist ndaj burrave për shkak të shtypjes që ekziston. Sistemi patriarkal lëndon çdokënd, madje edhe burrat por për aq kohë sa burrat kanë një peshë më të madhe në shoqëri dhe kjo i lejon ata që të shtypin femrat në të gjitha aspektet si kulturore, shoqërore, ligjore, financiare, këta të fundit nuk mund të quhen viktima te seksizmit.

Argumentat që nevojiten për të bindur njerëzit që kanë dyshime ndaj lëvizjes feministe #EdheUnë

Gratë feministe janë tepër të zemëruara dhe agresive. Përse ato nuk mund të qetësohen?

Sigurisht ne jemi të zemëruara. Ne ngacmohemi nëpër rrugë. Ne na përdhunojnë, na abuzojnë dhe na vrasin në mënyrë disproporcionale. Ne nuk kemi të drejta të barabarta për tu edukuar apo të drejta të tjera siç kanë burrat. Edhe kur na krijohet mundësia ne nuk paguhemi aq sa paguhen burrat kur bëjnë të njëjtën punë. Të gjitha këto çështje pabarazie janë eksperienca të trishta dhe shumë personale për ne. Për ne nuk është thjesht një ushtrim intelektual të flasësh në mënyrë të përsëritur për këto çështje. Ndaj, sigurisht ne shpeshherë zemërohemi , si të gjithë njerëzit. Nëse i referohemi një studimi, ku grave u është kërkuar që të mos bëjnë gjithçka për feminizmin dhe është lënë të kuptohet se ato në një farë mënyre janë përkushtuar shumë për këtë lëvizje duke kërkuar barazi gjinore dhe respekt, ky është më tepër një manifestim i sjelljes seksiste moderne.

Nëse feminizmit i intereson barazia, përse quhet feminizëm? Përse nuk quhet humanizëm apo Egalitarianizëm ?

Humanizmi, duket se është një alternativë thjesht sepse ngjan pak si feminizem dhe fonetikisht të jep idenë se është në favor të njerëzve që kërkojnë të drejta të barabarta. Por kjo është thjesht një ide e gabuar. Humanizmi është një degë e filozofisë dhe moralit që tregon se burimi i moralit njerëzor nuk është Zoti por kapaciteti i njerëzve për të qënë të logjikshëm dhe për të triumfuar mbi çdo dogmë. Ndaj, ja përse feminizmi nuk mund të quhet humanizëm.

Egalitarianizmi është një shkollë me mendime politike që shpreh se të gjitha qëniet njerëzore janë krejtësisht të barabarta dhe për këtë duhet të kenë të drejta të barabarta në të gjitha aspektet. Sigurisht, ne atë drejtim egalitarianizmi ka informuar feminizmin duke qënë një pikë mbështetëse ndaj luftës për barazi. Por, egalitarianizmi ka pasur dikur lulëzimet e tij kurse tani ka qënë pak në gjumë si lëvizje shoqërore, ndaj ligjet dhe praktikat egalitariane nuk kanë patur sukses në ngritjen e pozitës së gruas në shoqëri. Kjo është arsyeja përse ne na nevojitet diçka më tepër, pra përse na nevojitet feminizmi.

Feminizmi ka marrë këtë emër sepse ka nisur si një lëvizje shoqërore dhe politike për të mbrojtur të drejtat e grave. Përmes zinxhirit të saj të arsyetimit, ka evoluar në një lëvizje për të drejtat e të gjitha gjinive,  e cila në asnjë mënyrë nuk heq dorë nga lëvizjet e tjera për të drejtat e njeriut.

Unë besoj në të drejtat e barabarta për të gjitha gjinitë, por nuk e quaj veten time feministe.

Tepër vonë. Kjo te përkufizon tashmë feministe.

 

Ky artikull është shkruar nga Pallavi Prasad. Ajo është redaktore e revistës “ The Swaddle” dhe kur nuk e sheh Pallavi-n duke luftuar për të drejtat e gjinive, mund ta gjesh duke u marrë me fotografi sportive, duke lexuar libra filozofikë, duke pirë shumë çaj jeshil apo duke zvarritur larjen e enëve.

Përshtati në shqip: Emi Bibolli