Të forta, të pamposhtura, kurajoze… Gratë e Kosovës

11

Gratë e Kosovës

Në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës duam të ndajmë me ju disa prej historive të grave e vajzave guximtare të këtij shteti. Të forta, të sukseshme, të guximshme, këmbëngulëse, profilet më poshtë janë gjithmonë një shembull për tu ndjekur…

 

Le ta nisim me Vasfije Krasniqi Goodman, një prej grave më guximtare të Kosovës. Ishte vetëm 16 vjeç kur një polic serb e rrëmbeu atë në sy të nënës që bërtiste, xhaxhait dhe 3 kushërinjve të saj. Pas kërcënimeve mbi jetën, askush prej të afërmve të saj nuk mund të bënte asgjë. Polici mbante me vete një automatik AK47 dhe një thikë, ndërkohë që gjithë të tjerët ishin të paarmatosur. Vasfija tregon se polici e çoi në një fshat serb dhe se nëse do të qante, ai do të kalonte thikën përmes trupit të saj.

Historinë e saj të dhimbshme, në kufijtë e makabres Krasniqi Godman e ka treguar edhe në Kongresin Amerikan. Megjithëse ende nuk e ka arritur të fitojë atë për të cilën po lufton, Vasfije Krasniqi Goodman është e pamposhtur për tu dhënë dënimin e merituar policëve serbë e jugosllavë që kanë dhunuar fizikisht, emocionalisht e seksualisht më shumë se 20 mijë vajza e gra serbe.

Për guximin, kurajon dhe përpjekjet e saj për të vënë drejtësinë në vend Vasfije Krasniqi Goodman është përzgjedhur si fituese e çmimit Kim Bok-dong për Paqe për vitin 2019.

Sot ajo është nënë e dy fëmijëve, dhe është themeluese e organizatës “Drejtësi për të gjithë”, ku nëpërmjet saj kërkon të zbardhen shumë të vërteta, për gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. Sipas saj ato nuk janë “ndëshkuar” vetëm në luftë, por edhe nga familjarët e tyre.

Adriana Matoshi është një nga gratë që ka thyer tabu në të gjitha viset shqiptare. Ajo është një prej aktoreve më të mira në Kosvë, e nderuar me një sërë ccmimesh. Me rolin e Lumes në filmin Zana, i cili ishte propozimi i Kosovës për kategorinë” Best international features” të Oscars emri i Adriana Matoshit u bë I njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Adriana është shpallur aktorja më e mirë në festivalin e filmit Fantaspoa në Brazil. E së fundmi edhe në festivalin Mostra de Valencia, po për të njëjtin film.

rolet e Adrianes kanë qenë më së shumti dramatike, por po kështu shumë mund të përshkruajnë edhe ndodhitë në jetën e saj.

Pakkush nuk ka dëgjuar për përballjen e saj me tumorin, teksa ishte shtatzënë me vajzën e saj e në të njëjtën kohë xhironte një film. Pas kësaj sfide ku vihej në pikëpyetje jeta, e të cilën e kaloi me sukses Adriana dy vite më pas divorcohet. Nëna e 4 fëmijëve, ku sot më e madhja është 20 vjeç dhe e vogla 8 e përshkruan këtë proces si të dhimbshëm por edhe paragjykues prej të tjerëve.

Ccfarë e bvën atë të guximshme sot është fakti se aktorja me origjinë nga Gjilani është në një lidhje me futbollistin Keith Groenveld, I cili është 19 vite më I ri se ajo në moshë. Pavarësisht shikimeve të shtrembëra e paragjykimeve, Adriana e ka treguar hapur lidhjen e saj.

Majlinda Kelmendi është një prej ambasadoreve më të mira të kombit shqiptar. Xhudistja me origjinë nga Peja numëron rreth 44 medalje ari, 9 argjendi dhe 11 bronzi. Në 2013 ajo rrëmbeu medaljen e artë në Kampionatin botëror të xhudos në Rio de Janeiro duke u bërë kështu lojtarja e parë në këtë art marcial që fiton një medalje në një kampionat që prej Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në 2008-ën. Vitin që lamë pas xhudistja e shiti numrin e medaljes së saj të artë për ta konvertuar në para që shkuan për tu blerë ilaçe fëmijëve në nevojë.