“Nuk dua që gra të tjera të quhen ku*va”,- nga Ema Osmani

11

Të ekzekutosh, apo të të ekzekutojnë?

Jam Ema e bija e babës dhe e vëllait tim, mama e Azrës dhe mallkimi i botës. Dy djem ekzetuan një taksist sepse ju ngacmoi nënën e motrën. Dje nje grua vari veten sepse i cenuan nderin. Nesër një tjetër do ta vrasin se është grua dhe e kanë më të lehtë. Me thoni pra Ju , kujt duhet ti tregosh kur të ngacmojnë, kur të përdhunojnë, kur të përflasin kur të keqtrajtojnë, kur ta bejnë jetën të pamundur. Ne grate nuk kemi dalë nga lakrat, kemi lind si ju nga gra të tjera që prap kohë pas kohe keni guxuar ti përdhosni. Deri kur ? Edhe sa vjet ? … ne nuk duhet të tregojmë ngacmimin përdhosjen abuzimin.

Une i tregova babës që në vendin e punës një drejtues po abuzonte me mua dhe çfarë bënë me hoqen mua dhe e mbajtën atë në punë. E baba jem nuk e vrau edhe pse ai duhej vrarë. Une nuk dua ta edukoj time bijë kështu, une nuk dua të ma ngacmojnë, të ma nënvlesojnë. Unë nuk dua qe gra të tjera të quhen kurva .

 

Unë nuk dua të abuzohet me nëna e motra. Une nuk dua të fyhem nga do copa mutash qe jane krenare sepse urinojnë në këmbë.

Mallkuar qofte bota juaj!

 

Ps. juve dhite ne penopauze te Shoqerise civile krifuni pastaj dilni ne proteste