Sfilata e re e Dior, bukuri femërore e fuqishme dhe misterioze

30

Kur thua Dior, përveç veshjeve mahnitëse, nuk mund të lësh pa kujtuar edhe fjalën “feminizëm”. Edhe në sfilatën e fundit vjeshtë-dimër të prezantuar në aktivitetet e modës në Paris, shtëpia e modës Dior së bashku me drejtoren kreative Maria Grazia Chiuri kanë sjellë në koleksionin e vjeshtës dhe dimrit 2019-2020, një parakalim surprzizë, një koleksion veshjesh të gjitha në ngjyrë të zezë.

Fryma feministe që Maria Grazia Chiuri ka instaluar në koleksionet e Dior, kësaj radhe është frymëzuar nga antikiteti klasik dhe miti historik i magjisë…

Elementi që ka frymëzuar drejtoren kreative për këtë koleksion është antikiteti klasik dhe referimi ndaj rolit të gruas në shoqëri është i qartë dhe i fortë, është teoria e mjelmës së zezë sipas të cilës ngjarjet e mëdha të historisë kalojnë pa u vënë re, ashtu si feminiteti ka qenë për shumë shekuj…

Ja pse Dior është një bukuri femërore e fuqishme dhe misterioze, plot sharm të pakohë… Është pikërisht bukuria e një mjelme të zezë: e rrallë, kuptimplote dhe magjike…

Ideja e gjithë sfilatës është: “Një tufë shtrigash që vijnë së bashkë për të kryer ritualet”… Prezenca e puplave të errëta me reflektime të gjelbëra, rrjetat e punuara që mbulojnë sytë e fytyrën, aksesorët e mëdha prej ari që shoqerojnë veshjet dhe sandalet e sheshëta që zëvëndësojnë takat…

Pëlhurat e përdorura janë të lehta dhe në një stil që nuk ka kohë: Tafta të qëndisura, dantella të holla dhe të punuara me dorë të cilat janë të kombinuara me pupla, kristale e gurë të çmuar.

Dekoltetë e perceptuara në forma gjeometrike, theksojnë më shumë pjesët sensuale të trupit si supet dhe harku i qafës, gjithashtu belet e shtrënguara shpesh herë me rripa dhe fundet e gjera e voluminoze… Tipari dominues është ngjyra e zezë, një ngjyrë që ka qenë gjithmonë e lidhur me misterin dhe magjinë.

 

Revista Class