Roberti s’do grua, por një shërbëtore që t’i rrijë gati dhe ca klikime

4303

Ka shkaktuar shumë reagime e zemërim deklarata më e fundit e Robert Berishës, këngëtarit dhe bashkëshortit (të paktën ende me letra) i Nora Isrefit. Vetëm disa ditë pasi nxorri këngën e tij të fundit me titullin “Dashnorja”, Berisha u shpreh në një emision televiziv në Kosovë se gratë “duhet tu bëjnë yzmet burrave e ti rrijnë “gati”. I ftuar në programin “Prive”, qetësisht i bëri thirrje të gjitha grave që po ndiqnin intervistën që të sillen mirë dhe të jenë të pëlqyeshme me burrat e tyre, të mos bëjnë gabime sepse sipas Robertit, gabimet e tyre shtojnë edhe numrin e dashnoreve për burrat.

“Rrisni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, rrijini gati dhe ndoshta ai nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Ose ia zvogëloni numrin, ose ia hiqni fare. Të gjitha, varen prej jush. Ky ishte mesazhi im për gratë!” – ka përfunduar Roberti.

Kjo deklaratë që ka ngjallur zemërim dhe kritika të forta në rrjetet sociale edhe nga organizatat që mbrojnë të drejtat e grave është qartësisht një mënyrë e ulët për të nënvlerësuar gruan, madje me përçmim dhe maskilizëm të pastër. Një pohim që nuk bën gjë tjetër e përforcon më shumë mentalitetin maskilist në shoqërinë shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, ku fenomeni i dhunës brenda familjes është mjaft problematik e merr çdo vit jetën e dhjetra grave nga të dy anët e kufirit.

Por kjo nuk është hera e parë që Berisha bën deklarata të tilla. Edhe në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa fliste pikërisht për këngën e re për të cilën po punonte “Dashnorja”, ai tha se kjo këngë u dedikohet dashnoreve pasi e gjithë vëmendje u shkon grave dhe ndjehen keq.

“Është shumë in ta bëj këtë këngë sepse se besoj që ka shqiptar që nuk e ka një dashnore. Puna e dashnoreve është shumë në modë. Besoj se do t’u pëlqejë kënga ime. Gruaja e ka vendin e saj në shtëpi, por edhe dashnoreve është mirë që t’u dedikohet këngë se edhe ato të shkretat kanë nevojë të përmenden,” tha Berisha.

Këto deklarata të Robert Berishës tregojnë qartë se ai nuk kërkon të ketë një grua, por një dashnore e një shërbëtore në shtëpi që ti rrijë në gatishmëri e ti rrisë fëmijët. Ose, situata mund të jetë edhe më patetike se kaq. E gjithë kjo po bëhët me qëllimin e vetëm për të rritur klikimet e këngës duke shkaktuar zhurmë. Dhe siç thotë dhe shprehja e famshme : “There is no no such a thing as bad publicity” (Nuk ekziston një gjë e tillë si reklama negative), pra për sa kohë njerëzit flasin për ty, për mirë apo për keq, mbetet gjithësesi reklamë.

Për më tepër që Roberti është babai i 2 vajzave (një me Norën dhe një vajzë nga një lidhje jashtëmartesore). Si do të ndihej nëse nesër, burrat e tyre do të mendonin në të njëjtën mënyrë për bashkëshortet e tyre dhe njëkoësisht vajzat e tij?

Bitchmagazine.al