Realiteti brutal, 4 gra postojnë fotot e dhunës për të ndërgjegjësuar njerëzit

35

Katër gra të guximshme kanë postuar në rrjetet e tyre sociale disa foto ku duket qartë dhuna e ushtruar mbi to. Këtë iniciativë e morën pas publikimit të një statistike nga projekti ‘Counting Dead Women’ i cili tregonte se në tre javët e para të izolimit në Mbretërinë e Bashkuar, ishin vrarë rreth 14 gra dhe dy fëmijë.

Gruaja e parë nga Amerika e Veriut quhet Claire. Ajo postoi një foto ku dallohet hunda e saj e gjakosur dhe një gungë e madhe në ballë. Claire shkroi edhe për shtrimin e saj në spital dhe u kërkoi njerëzve që të largoheshin mënjëherë nga situata të tilla. Kërkoni ndihmë. Unë tani po kthehem nga spitali ndaj mos lejo që ti të jesh viktima e rradhës, – shprehet Claire.

Jennifer

Gruaja e dytë nga perëndimi i mesëm i Amerikës quhet Jennifer. Ajo postoi një foto ku dallohet syri i saj i nxirë dhe vetulla e qepur. Më duhet kohë për tu shëruar. Edhe pas 6 muajsh përsëri syri im është më i enjtur se syri tjetër. Ka ditë që e kam të vështirë të dal para pasqyrës dhe të mos qaj. Qëndroni të forta. Me dashuri…, – shkruan Jennifer.

Një tjetër grua që postoi foto e quajtur Kim shprehet se është shumë e vështirë të largohesh nga një marrëdhënie e dhunshme. Duhet shumë guxim për të braktisur një marrëdhënie të dhunshme. Kjo është fotoja ime – shkruan Kim. Në foto dallohen dy sytë e nxira të Kimit.

Ndërkohë gruaja tjetër nga Amerika quhet Françeska. Ajo postoi disa foto shokuese ku dallohet me sytë e nxira dhe me ballin e qepur. Rastet e dhunës në familje janë rritur me 40% nga momenti i parë i izolimit. Ju lutem mos kini frikë të reagoni, – shkruan Françeska.

Kësaj katërsheje i është bashkuar dhe një grup i madh grash të cilat kanë ngritur shqetësime për impaktin që ka izolimi mbi viktimat e dhunës në familje. Muaj më parë edhe një grua 35 vjeçare Becky Bellenie nga Chelmsford, Essex viktimë e përdhunimeve nga ish-bashkëshorti për 8 vite, u shpreh për revistën britanike “Fabulous”, se i druhej një abuzimi të tillë gjatë periudhës së izolimit.

Edhe Rachel Williams, e qëlluar dikur me armë nga ish-bashkëshorti, ka folur shpesh për rreziqet që u vijnë viktimave të dhunës në familje nga izolimi. Statistikat tregojnë se disa ditë pas fillimit të izolimit në 23 mars një grua dhe vajza e saj ishin qëlluar me thikë pak para se të gjendej edhe trupi i vdekur i babait në Hemel Hempstead.

Një tjetër rast bën fjalë për Robert Needham i cili dyshohet të ketë vrarë gruan e tij Kelly Fitzgibbons dhe fëmijët e tyre, Ana 5 vjeç dhe Lexi 3 vjeç për shkak të problemeve financiare si pasojë e COVID-19.

Ndërkohë një heroinë e vogël 6 vjec arriti të shpëtontë nënën e saj nga abuzimi i ashtuquajtur abuzim ‘satanik’ duke i thënë mësueses së saj fjalët: babi po lëndon mamin.

Qeveria kohët e fundit po përballet me një numër shumë të lartë thirrjesh për hartimin e një plani kundër dhunës në familje. Ky plan nënkupton veprimin e menjëhershëm për parandalimin e rasteve të dhunës gjatë periudhës së izolimit.

Përktheu Emi Bibolli