Polonia ndalon abortet edhe kur fetusi ka probleme, nisin protestat në Varshavë

13

Rregullat e aborteve në Poloni kanë qenë ndër më striktit në Europë, por tashmë Gjykata e Lartë pothuajse i ka ndaluar ato.

Dy ditë më parë Gjykata e Lartë në Poloni i ktheu në të jashtëligjshëm abortet që lidhen me problemet e fetusit, duke e bërë ndalimin e abortit në vend pothuajse të pamundur e duke shkaktur në këtë mënyrë protesta të aktivistëve në Varshavë.

Tashmë, Polonia do të lejojë abortin vetëm në rastet e përdhunimit, incestit apo kur rrezikohet jeta e nënës duke e bërë vendin një prej më armiqësorëvë sa i përket të drejtave të riprodhimit. Si përgjigje ndaj këtij vendimi, protestuesit mbushën rrugët e kryeqytetit për të ngritur zërin kundër rregullave të reja.

Komisioneri i Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut e quajti të enjten “një ditë të trishtë për të drejtat e grave”.