Përse mjekët nuk u besojnë grave? Sepse nuk dinë mjaftueshëm për to!

31

Kur unë u diagnostikova me endometriozë (çrregulllim i dhimbshëm ku indet te cilat normalisht ndodhen brenda në mitër rriten jashtë mitrës ) në moshën 23 vjeçare, nuk kisha shumë njohuri për t’iu përgjigjur disa pyetjeve siç duhet. Kisha një bindje se gjinekologu im i kishte të gjitha përgjigjet dhe dëgjoja me kujdes të gjitha shpjegimet që më jepte. Mendoja se i dija të gjitha ose më saktë mendoja se ai i dinte të gjitha. E kisha gabim.

Kisha në kokë shumë pyetje per sëmundjen time dhe të gjitha këto pyetje lidheshin me faktin se si është e mundur që të ketë kaq mungesë të thellë informacioni për një sëmundje e cila ndodhet në çdo libër mjekësor për më tepër se një dekadë. Shkenca mjekësore ende nuk ka ide se çfarë e shkakton endometriozën dhe aq më tepër të gjejë një kurë për të.

Ka shumë mjekë të cilët punojnë çdo ditë për të krijuar një përmirësim të shëndetit të atyre që vuajnë nga endometrioza por ka edhe shumë injorantë të cilët ndjekin mitet e vjetra për të kuruar këtë sëmundje, e madje ka edhe njerëz të tjerë të cilët i trajtojnë këta të sëmurë si histerikë.

Fillova të hulumtoja dhe zbulova se situata ishte më e keqe nga çfarë e kisha imagjinuar. Kam shkruar në librin tim Dhimbje dhe Paragjykime, se gratë duan më shumë kohë të marrin mjekimin e duhur pasi diagnostikohen shumë vonë me kancer, injorojnë sëmundjet e ndryshme, gjë kjo e ndryshme për burrat.

Është shokuese sepse gratë jetojnë vazhdimisht me dhimbje dhe nuk e dinë se kjo është diçka jo normale. Ato nuk kuptojnë se nuk mund të jetohet kështu.

Zbulova se kjo sëmundje apo çdo sëmundje tjetër mund të menaxhohet nëse kapet që në fillimet e saj. Përse gratë vazhdojnë të trajtohen si histerike, shumë emocionale, apo me ankth? Përse mjekët i trajtojnë pacientet gra, njerëzit me ngjyrë apo me gjini të ndryshme në një mënyrë të ndryshme nga pacientët burra me lëkurë të bardhë? Përse ata nuk na besojnë ne?

Përgjigja është e thjeshtë: Ata nuk dinë asgjë për ne.

Gratë historikisht kanë vuajtur. Që në kohët e lashta gruaja është cilësuar inferiore ndaj burrit. E ndërsa në kohët moderne krijimi i një ilaçi për sistemin nervor fajësonte gruan si një qënie me nerva të dobëta. Faktet kanë treguar se dhimbja kronike që ato përjetojnë i çon drejt ankthit, depresionit dhe vetëvrasjes.

E kam shkruar këtë libër sepse shumë gra vuajnë nga dhimbjet e vazhdueshme dhe kjo dhimbje nuk merret seriozisht. Këto dhimbje të pritshme menjëherë refuzohen. E pikërisht kjo gjë na privon nga humaniteti jonë i plotë. Ne meritojmë më mirë.

Gabrielle Jackson

Libri “Dhimbje dhe Paragjykime” nga shkrimtarja dhe njëkohësisht redaktorja e Lajmeve në gazetën Britanike “The Guardian” u botua në Australi në 3 shtator dhe në Britani në 14 nëntor.