300 gra në udhëtim 2-vjetor për të shpëtuar oqeanet nga plastika

25

Më shumë se 300 gra e vajza do ti bashkohen një udhëtimi mbarë botëror i cili pritet të nisë në tetor me qëllimin që të nxjerrin në pah ndotjen shkatërruese të plastikës nëpër oqeane si dhe të kryejnë hulumtime shkencore për krizën përshkallëzuese.

Miliona ton plastikë, duke nisur nga ambalazhet e ushqimeve në fibrat e veshjeve apo pajisjet e peshkimit, hyjnë në det çdo vit. Sipas ekspertëve detarë në vitin 2050 mund të ketë më shumë plastikë se peshq. Udhëtimi 2 vjetor, do të organizohet nga  organizata jofitimprurëse eXXpedition e fokusuar në ndotjen detare.

Lundrimi detar prej 38000 miljesh do të përfshijë Arktikun, ishujt Galapagos, ishujt e Paqësorit jugor dhe zonat përreth oqeanit qëndror ku grumbullohet plastika.

“Ajo që më bën shumë përshtypje është fakti se edhe pse jemi 1000 milje larg qenieve njerëzore, sërish e gjejmë një pastë dhëmbësh bosh,” u shpreh drejtuesja e misionit Emily Penn për Thomson Reuters Foundtaion.Ajo shtoi gjithashtu se 8 milion ton plastikë përfundojnë çdo vit në det, atje ku ndahen në copëza të vogla me përmasa të njëjta të një planktoni.

Këto copëza të vogla mund të gëlltiten nga gjallesat që jetojnë në këto ujra, duke dëmtuar rëndë ekosistemin dhe zinxhirin ushqimor.

Gratë nga fusha të ndryshme si shkencat, mësimdhënia, kinematografia, dizajni, fotografia, atletika etj do ti bashkohen anijes S.V. TravelEdge që do të nisë lundrimin më 7 tetor.Gjatë lundrimit ato do të bëjnë ndalesa, nga ku do të flasin me nxënësit apo komunitetin, apo të bëjnë pastrime.

“ Nuk është diçka që zgjidhet me shtypjen e një butoni. Ne na duhet të punojmë në çdo sektor, në çdo kënd,” tha Penn.

“ Ne kemi nevojë për material të reja, të ndryshojmë politikat, edukimin, na duhet të ndryshojmë mendësitë, kemi nevojë për inxhinierë. E vetmja mënyrë që mund ta zgjidhim është duke punuar të gjithë së bashku.”