Për herë të parë në histori, futbollistet italiane në ekranin gjigand të Rai-t

8

Tre million e gjysmë spektatorë ishin për ndeshjen debutuese kundër Australisë, pothuajse 3 milion për atë kundër Xhamajkës. Nisur nga këto shifra , mbrëmjen e së martës ekipi kombëtar i futbollit të grave mbërriti për herë të parë në histori në ekranin e Rai1 , gjithashtu edhe në Sky, kanali 202. Siç theksohet nga trajnerja Milena Bertolini “Transmetimi në Rai 1 në orën nëntë në mbrëmje është diçka historike, është shumë e rëndësishme për të gjithë lëvizjen, sepse i bën italianët të afrohen me to. Kjo gjë ka rëndësi të madhe në aspektin social dhe kulturor.”

Pamja e mediave është ndoshta risia e vërtetë e kësaj Kupe Botërore të futbollit të femrave në Francë. Vetëm mendoni rreth 9.8 milionë francezë para TV për debutimin e Wendie Renard dhe shoqeve kundër Koresë së Jugut dhe 6.1 milionë britanikëve të hipnotizuar nga sfida kundër Skocisë.

Më shumë se kudo tjetër, ndoshta, në Itali problemi i futbollit të femrave (ka qenë gjithmonë) kulturor. Dhe kjo fillon nga larg. Ishte viti 1933 kur, në fashizëm të plotë, u krijua “grupi i futbollit të grave” në Milano, klubi i parë i grave: vajzat u futën në fushë me funde. Një spektakël i pahijshëm sipas CONI dhe regjimit, i cili vetëm tetë muaj më vonë i ndaloi vajzat të luajnë publikisht sportin e futbollit. Sportet e lejuara dhe «të dobishme për integrimin moral dhe fizik të cilësive më të mira femërore», , janë vetëm “disa prova, proporcionalisht dhe shkencërisht të reduktuara, të atletikës; petëza për skermë, patinazh artistik, gjimnastikë kolektive, disa teste noti dhe tenisi ».

Vajzat që morën fushën kundër Brazilit të martën mbrëma, për t’u përballur me sfidën e raundeve të eliminuara, e bënë edhe për to. Për të gjitha ato gra që për më shumë se 80 vjet kanë vazhduar të luajnë futboll pavarësisht gjithçkaje dhe gjithkush.