Olga Tokarczuk, fituesja e ndrojtur feministe që i nevojitej Nobel-it

25

Akademia Suedeze vitet e fundit ka kryer shumë gabime por tek shkrimtarja polake Olga Tokarczuk ka gjetur jo vetëm një fituese të shkëlqyer por edhe një fituese me rëndësi kulturore. Shkrimtarja ka qënë një yll në vendin e saj për tre dekada dhe dy prej novelave të saj janë përkthyer në gjuhën angleze por viti 2018 shënoi kulmin e shkëlqimit të saj kur ajo fitoi çmimin ndërkombëtar “ Njeriu Libër”.

  • Ndonjëherë e pyes veten se si do të kishte funksionuar jeta ime nëse librat e mi do të ishin përkthyer më herët në gjuhën angleze pasi gjuha angleze është një gjuhë e folur masivisht në të gjithë botën dhe kur një libër shfaqet në këtë gjuhë, kemi të bëjmë me një libër universal publikimi i të cilit merr përmasa globale.

Çmimi i fituar në këtë rast nuk është thjesht një triumf për shkrimtaren por edhe një triumf për të gjithë letërsinë polake.

Novela me të cilën fitoi Olga titullohet “Fluturimet” dhe u publikua për herë të parë në gjuhën polake në vitin 2007. Novela e dytë e cila zgjeroi edhe më tepër reputacionin e shkrimtares titullohet  “ Drejtoje plugimin tënd drejt kockave të të vdekurve”, novelë kjo e lehtë për tu lexuar. Përkthimi i kësaj novele në gjuhën angleze u bë i mundur pas 10 vitesh.

Tokarczuk është një feministe vegjetariane e ndrojtur e cila jeton me partnerin e saj përkthyes dhe qentë e tyre në një zonë rurale në Poloni të quajtur Silesia e Poshtme.

Novela e saj e fundit “Librat e Xheikob-it”, tregon historinë e një lideri fetar të shekullit të 18 të quajtur Jakub Frank i cili udhëhoqi konvertimin e ndjekësve të tij çifutë drejt islamit dhe katolicizmit. Kur libri u publikua në 2014 shkrimtarja u denoncua si tradhëtare pasi guxoi të shprehej në një intervistë se Polonia nuk ka qënë një e mbijetuar trime ndaj tiranive ndër shekuj por një tirane e tmerrshme.

Botuesi i shkrimtares u detyrua për pak kohë që të punësonte edhe bodigardë për të mbrojtur shkrimtaren edhe pse shumë të tjerë e konsideronin këtë libër një kryevepër. U shitën rreth 170.000 kopje dhe Olga arriti të fitonte çmimin më të madh letrar në vendin e saj “ Nike” për të dytën herë.

Ndërkohë përkthyesja e saj amerikane Xhenifer Kroft vazhdon të punojë pa pushim në mënyrë që novela prej 1000 faqesh “ Librat e Xheikob-it” të publikohet në kohë në gjuhën angleze në Mars të vitit 2021.

  • Ky libër është një kryevepër madhështore dhe unë nuk jam e sigurt nëse do të arrijmë ta publikojmë novelën e përkthyer brenda afatit kohor që kemi përcaktuar.

 Xhenifer Korft

Përshtati në shqip Emi Bibolli