Njihuni me heroinën që 800 nuse 12 vjeçare i ktheu në bankat e shkollës

50

Theresa Kachindamoto ka pushtet tek gati 900.000 njerëz në qytetin Dedza në Malavi, dhe nuk frikësohet që të përdorë autoritetin e saj për të ndihmuar gratë dhe vajzat e kësaj ane.

Në tre vitet e fundit, ajo ka anuluar më shumë se 850 martesa të fëmijëve, si dhe ka dërguar qindra femra në shkollë për të vazhduar arsimimin.

Në Malavi, më shumë se gjysma e femrave martohen para moshës 18 vjeçare, sipas një anketë të bërë nga Kombet e Bashkuara, shkruan inhabitiots.com

Kachindamoto, e cila ka lindur në Dezda, kishte punuar si sekretare për 27 vite në një vend tjetër, ndërsa me tu kthyer në vendlindje, ishte tmerruar me këtë situatë duke parë vajzat vetëm 12 vjeçare që tashmë ishin bërë nëna, duke mbajtur fëmijët e tyre në krah.

Vitin e kaluar, ajo bëri një ligj që ndalon martesat nën moshën 18 vjeçare, edhe pse kjo nuk ishte parë me sy të mirë nga shumë njerëz.

Dhe, ajo ishte detyruar të anulonte shumë martesa që ishin bërë në kundërshtim me vendimin e saj./Insajderi.com