Fustani që i tregon të gjitha, aktorja rrëfen përdhunimin pas 21 vitesh

98

21 vite më vonë, aktorja Rose McGowan është shprehur në lidhje me fustanin e veshur në tapetin e kuq në vitin 1998 në MTV. Sipas saj fustani i gjithi rrjetë përmes së cilit dukej thuajse çdo pjesë e trupit ishte një kundërpërgjigje ndaj abuzimit seksual

Ndihesha si Russell Crowe tek filmi ‘Gladiatori’, kur del në ring dhe thotë: A nuk u argëtuat mjaftueshëm? Prandaj e vesha. Kjo ishte përgjigja ime ndaj sulmit.”- ka thënë ajo.

Rose ishte një prej grave të para që akuzoi Harvey Ëeinstein për abuzim seksual duke pretenduar se ai e kishte përdhunuar në hotelin e tij gjatë Sundance Film Festival në 1997. Që prej asaj kohe Weinstein është akuzuar edhe më shumë se nga 60 gra të tjera dhe aktualisht është përballë dënimit me burgim të përjetshëm.

Në autobiografinë e saj “Brave”, McGowan i referohet producentit Harvey Weinstein si “monstra”, kur tregon se pasi kishin diskutuar rreth karrierës së saj në dhomën e tij të hotelit, ai e kishte përdhunuar në një jacuzzi.

Sa i takon regjisorit të njohur, ndaj tij vërshuan vitin e kaluar një sërë akuzash të këtij lloji nga personazhe të njohura dhe jo vetëm, të cilat më tej nxitën edhe lëvizjen #MeToo