Ngacmimet seksuale në punë, Ema Andrea: Kam humbur mundësi që i meritoja

27

Nga shkallët e Universitetit të Arteve, aty ku dikur ka mësuar e sot mëson studentët, aktorja Ema Andrea ka folur hapur për ngacmimet seksuale në vendin e punës, që gjendet pikërisht pas shpinës së saj. Ajo tregon se ka pasur nga të dyja rastet, bashkëpunëtorë burra me të cilët ka punuar e e kënaqur e me të tjerë që pushtetin e kanë përdorur për interest e tyre

“Kam pasur nga të dyja rastet, si bashkëpunëtorë burra me të cilët kam punuar mrekullisht mirë, me pushtet flas, jam respektuar për profesionin, kemi ecur përpara shumë mirë si dhe ato raste kur pamundësia ose refuzimi apo çfarëdo tjetër të jetë kompleksive në personin që ka pasur pushtet. E ka përdorur këtë pushtet, ose këtë “Jo” ose këtë refuzim për të mos më dhënë atë që meritoj kur kam pasur nevojë.

Megjithëse nga ekrani ka lënë gjithnjë përshtypjen e një gruaje të fortë, as Ema nuk i ka shpëtuar pyetjes që shumë vajza gabimisht e bëjnë: ku gabova?

“Në fillim se kupton se thua: Ku është gabimi im? Kjo është pyetja që të lodh shumë. Çfarë bëra unë që të krijoj idenë se kam aq nevojë sa të mund të krijoj raporte banale.

Aktorja Ema Andrea

E bërë nënë teksa ishte ende në fakultet, e fokusuar tek arti, Ema tregon për Deutche Velle Shqip se asgjë nuk ka qenë e lehtë, por pikërisht kjo e ka bërë sot më fortë.

“Ka qenë e vështirë ngritja në karrierë, ecja përpara, konsiderimi, të pranuarit në profesion. Gjë që më kanë bërë më të fortë, më kanë bërë të kërkoj forma të reja. Por kur largohem, në distancë kuptoj që kam humbur mundësi që i kam merituar dhe kjo natyrisht që ka bërë më të vështirë. Natyrisht që paguan me vetmi, paguan me paragjykim, paguan me përjashtim”