Nënshkruaj edhe ti për krijimin e Regjistrit të Autorëve të Krimeve Seksuale

19
Photo credit: Bloom.org.al

Pas përpjekjeve të 27 organizatave drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, më në fund u aprovua kërkesa për një Regjistër Publik të Autorëve të Krimeve Seksuale në vendin tonë. Për tu arritur kjo gjë, pra që vendimi të yjë në fuqi nevojiten 20  mijë firma të qytetarëve, të gjitha këto të mbledhura në dy javë. Nënshkruaj edhe ti për krijimin e këtij regjistri kombëtar të autorëve të krimeve seksuale gjej vetëm pak minuta kohë nga dita jote dhe vendos një firmë në pikat zyrtare të mbledhjes së tyre, të cilat janë:

  • Fakulteti i Gjuhëve të huaja
  • Piramida
  • TBU (Tirana Businnes University)
  • Pedonale
  • Ring Center
  • Kamëz
Photo credit: bloom.org.al

Për të ndaluar sadopak krimet seksuale ndaj të miturve në vendin tonë, krime të cilat vetëm muajt e fundit kanë tronditur gjithë shoqërinë (kujto këtu rastin e përdhunimit të vajzave në Kamëz e Kavajë) mos ngurro të japësh firmën tënde nga ora 09:00-19:00

Mos harro, në duart e abuzuesve nesër mund të jetë fëmija yt